Home / Lajme / Maqedoni / Jankulloska: MPB-ja ka përfunduar një pjesë të madhe të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe të lira

Jankulloska: MPB-ja ka përfunduar një pjesë të madhe të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe të lira

“Qeveria ka përpunuar plan aksional në prag të zgjedhjeve i cili përmban obligimet për të gjitha institucionet. Si ministre e Punëve të Brendshme mund të them se Republika e Maqedonisë, gjegjësisht të gjitha institucionet e saj të gjithë kapacitetin e vet e vendosin në funksionimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike për shkak se ky është prioritet numër një momentalisht për të gjithë ne”, tha Jankullovska.

Ministria e Punëve të Brendshme ka përfunduarr një pjesë të madhe të përgatitjeve për sigurimin e zgjedhjeve korrekte dhe të lira, deklaroi sot në Tetovë ministrja e Punëve të Jashtme Gordana Jankulloska.

“Qeveria ka përpunuar plan aksional në prag të zgjedhjeve i cili përmban obligimet për të gjitha institucionet. Si ministre e Punëve të Brendshme mund të them se Republika e Maqedonisë, gjegjësisht të gjitha institucionet e saj të gjithë kapacitetin e vet e vendosin në funksionimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike për shkak se ky është prioritet numër një momentalisht për të gjithë ne”, tha Jankullovska.

E pyetur për nominimin e kanditaturës për president nga rradhët e VMRO-DPMNE-së dhe apelin e Lube Boshkovskit që të tërhiqen nënshrkimet për përkrahjen e Gjorgji Ivanov, Jankullovska tha se konkursi për kandidatë për president ende është i hapur.

“Nuk e ndjej të nevojshme për ta komentuar këtë. Mendimin tim e kam shprehur përmes nënshkrimit për përkrahjen e kandidaturës të zotëri Ivanovit kështu që qëndrimi im haptaz është i qartë”, tha Jankullovska.

Ajo deklaroi se nuk do të kandidohet për kryetare të Shkupit.

Jankullovska te dielen ishte për vizitë në Tetovë si pjesë e programit të rregullt të takimeve me qytetarë me qëllim që të dëgjohen problemet me të cilat ballafaqohen. Më shumë ankesa tetovarët kanë me problemin e ujësjellësit

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *