Home / Sport / Kaka i mbetet besnik Milanit

Kaka i mbetet besnik Milanit

Nga ky tregim kam mësuar se sa shumë njerëzit më duan në Milan, tifozët dhe bashkëlojtarët e mi më kanë ndihmuar ta marr vendimin e duhur. Nuk dua asgjë tjetër, dua të jem mirë dhe i lumtur në vendin ku njerëzit më duan”, ka shtuar Kaka.Milani është shtëpia ime, ku jam i lidhur dhe ku në të vërtetë është zemra ime. Kjo është ajo që më ka bërë të marr vendimin”, përfundon braziliani.

Lajmet e fundit mbi superyllin brazilian Kaka raportojnë se mesfushori do tё qëndrojё nё Milan dhe nuk do tё kalojё nё Manchester City, pavarësisht ofertës sё ‘parefuzueshme’ rekorde tё klubit mё tё pasur tё Premierligёs. Lajmin e ka bёrё tё ditur edhe vetё zёdhёnёsi i klubit i cili ka deklaruar: “Kaka do tё qëndrojё nё AC MILAN. Zyrtarisht”. Mediat angleze raportuan se City kishte ofruar njё shumё rekorde prej 120 milionё euro pёr tё marrё shërbimet e mesfushorit dhe se klubi dhe përfaqësuesit e lojtarin ishin nё bisedime gjatё gjithё ditës sё sotme, nё pritje qё oferta tё pranohet. Por, mediat italiane pak çaste mё parё kanё cituar edhe vetё pronarin e klubit, kryeministrin italian Silvio Berlusconi, duke thёnё se ёshtё e pamundur tё shitet njё lojtar i rёndёsishёm. “Pёr Kaka, paratё nuk janë asgjë. Kaka ёshtё dhe do tё mbetet me Milanin”, ka thёnё kryeministri italian. Vetё Berlusconi gjatё vikendit pati thёnё se ёshtё vështirё tё ruhet lojtari, pёr tё cilin janë ofruar aq shumё para.Mesfushori brazilian Kaka ka thënë se ai ka marrë vendimin e duhur duke refuzuar transferimin rekord në Manchester City. “Kalimi në Manchester City do të ishte një projekt i madh, por në disa ditët e kaluara jam lutur shumë të kuptoj se cili do të ishte ekipi i duhur dhe në fund vendosa të mbetem këtu”, ka thënë Kaka duke shtuar, “Besoj se kam marrë vendimin e duhur”.“Nga ky tregim kam mësuar se sa shumë njerëzit më duan në Milan, tifozët dhe bashkëlojtarët e mi më kanë ndihmuar ta marr vendimin e duhur. Nuk dua asgjë tjetër, dua të jem mirë dhe i lumtur në vendin ku njerëzit më duan”, ka shtuar Kaka.Milani është shtëpia ime, ku jam i lidhur dhe ku në të vërtetë është zemra ime. Kjo është ajo që më ka bërë të marr vendimin”, përfundon braziliani.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *