Home / Lajme / Maqedoni / Kandidimi I Halilit imperativ I kohës

Kandidimi I Halilit imperativ I kohës

Kryetari I Partisë për Prosepritet Demokratik Sefedin Haruni tha se kjo garë për në zgjedhejet presidenciale ka ardhur si një imperativ I kohës sepse sipas tij, PPD-ja me kandidatin e vet dëshiron të ruaj dinjitetin e vullnetit të lirë të shqiptarëve gjatë procesit të votimit dhe të sfidojë bartësit e skemave antishqiptare.

Urim Hasipi
Tetovë, 27 janar-Partia për Prosperitet Demokratik sot në një takim me gazetarë bëri të ditur se do të marrë pjesë në zgjedhjet e sivjetme presidenciale me kandidat të vetin dhe ky është kryetari I parë I PPD-së Nevzat Halili.

Kryetari I Partisë për Prosepritet Demokratik Sefedin Haruni tha se kjo garë për në zgjedhejet presidenciale ka ardhur si një imperativ I kohës sepse sipas tij, PPD-ja me kandidatin e vet dëshiron të ruaj dinjitetin e vullnetit të lirë të shqiptarëve gjatë procesit të votimit dhe të sfidojë bartësit e skemave antishqiptare.

“PPD-ja del me kandidatin e vet,për të sfiduar paranojën shizofrenike të klasës politike maqedonase, e cila para do ditësh, si shumë herë gjer më tani, u drejtoi një mesazh racist shqiptarëëve në Maqedoni se,në këtë vend dhe në këtë shtet,shqiptari nuk do të bëhet kurrë president shteti, që shqiptarët të parakuptojnë me këtë, që as si qytetarë,as is popull që janë, kurrë nuk do të jenë të barabartë me maqedonasit” tha Haruni.

Ndërkaq për sa u përket grumbullimit të nënshkrimeve për kandidatin Nevzat Halili I cili konkuron për president shteti, Sefedin Haruni tha se deri tani nuk kanë njohuri se sa nënshkrime janë grumbulluar, ku kandidatëve për president të shtetit në tërë teritorin e Repulbikes së Maqedonisë ju nevojiten të grumbullojnë nga 10 mijë nënshkrime.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *