Home / Lajme / Maqedoni / Kardiokirurgu shqiptar nga Tetova Doktor Omer Xhemali realizon transplantim të zemrës

Kardiokirurgu shqiptar nga Tetova Doktor Omer Xhemali realizon transplantim të zemrës

Javën e kaluar në spitalin e Universitetit Johann Volfgang Gete ka realizuar transplantim të zemrës një pacienteje 59 vjeçare e cila ka pasur kardiomiopati terminale, pasi që është operaruar në vitin 2000, ku ai së pari i ka bërë rekonstruim të valvulës mitrale, vendosjen e tre bajpasave dhe i është korigjuar një aneurysme e ventrikulit të majtë.

Urim Hasipi
Tetovë, 27 janar-Doktor Omer Xhemaili është ndër kardiokirurgët e vetëm shqiptarë me shumë specializime dhe përvojë në këtë fushë.. Me prejardhje nga Tetova, tani jeton dhe punon në Gjermani. Javën e kaluar në spitalin e Universitetit Johann Volfgang Gete ka realizuar transplantim të zemrës një pacienteje 59 vjeçare e cila ka pasur kardiomiopati terminale, pasi që është operaruar në vitin 2000, ku ai së pari i ka bërë rekonstruim të valvulës mitrale, vendosjen e tre bajpasave dhe i është korigjuar një aneurysme e ventrikulit të majtë.

Në vitet në vijim Pacientja ka zhvilluar një insuficiencë terminale të zemrës dhe është ranguar në listen e transplantimit pranë spitalit të sipërpërmendur.

Kjo e bën atë ndër kirurgët e vetëm shqiptarë, në mos i vetmi që arrin të realizoj këtë lloj operacioni e që paraqet kulminacionin e kardiokirurgjisë. Në intervistë telefonike, me një modesti të plotë dhe duke tentuar të bëj një sqarim më të hollësishëm e duke përdorur më pak gjuhën medicinale ai shprehet:„Te ky lloj operacioni pacientët janë në fazën e fundit të sëmundjës së zemrës, ata janë të lidhur për krevati dhe nuk kanë asnjë lloj kualiteti të jetës.

E vetmja mundësi që këtyre të u ndihmohet është transplantimi i zemrës, që d.m.th. nëse gjendet donatori, e që në këtë rast bëhet fjalë për persona që janë të vdekur klinikisht, gjegjësisht atyre u ka vdekur truri, por organet tjera janë në rregull, atëherë me lejen që ata e kanë dhënë duke qenë në jetë, atyre u merren organet e shëndosha dhe u transplantohen pacientëve që kanë nevojë për këtë organ. Për operacionin në fjalë, pacientja ishte gati dy vite në pritje të transplantimit. Ekipi ynë i përbërë nga unë dhe dy mjekë asistent kemi bërë ndërrimin e zemrës tek pacientja. Operacioni ka zgjatur 7 orë.

Të shtunën pacientja e transplantuar është zgjuar nga anestezioni dhe ka filluar të kontaktoj me ne. Gjendja e saj tani është shumë e mirë, ajo ka filluar të ec, të merr ushqimin vetë dhe ndjehet shumë mirë“ thote Xhemali. Kirurgu Omer Xhemali është i lindur më 4 korrik 1970 në Tetovë. Fakultetin e mjekësisë e kreu në Universitetin Johannes Gutenberg në Mainz të Gjermanisë ku edhe në vitin 2001 promovoi dhe morri gradën Doktor i medicinës .

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *