Home / Lajme / Maqedoni / Karoline Flint takohet me Thaçin dhe Ahmetin

Karoline Flint takohet me Thaçin dhe Ahmetin

Ne jemi mbështetës të fuqishëm të Maqedonisë. Jemi këtu për tu takuar me të gjithë politikanët. Neve na intereson procesi i integrimit të Maqedonisë, poashtu edhe zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në mars të cilët janë shumë të rëndësishme për vendin tuaj. Do të jetë shumë vështirë, por me punën e të gjithëve do të arrihet që të kalohen barrierat dhe shpresoj se Maqedoninë do e shohim në EU”, ka thënë Flint

Urim Hasipi
Tetove, 27 janar-Kreu i partisë demokratike shqiptare Menduh Thaçi në prag të zgjedhjeve të ardhshme në vend ka intensifikuar takimet me përfaqësuesit ndërkombëtarë.Kështu që ministrja për Evropën në Britaninë e Madhe Karolin Flint, sot në orët e paraditës është takuar me liderin e Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, ku temë e diskutimeve kanë qenë proceset integruese të Maqedonisë si dhe zgjedhjet presidenciale dhe lokale të 22 marsit. “Ne jemi mbështetës të fuqishëm të Maqedonisë. Jemi këtu për tu takuar me të gjithë politikanët. Neve na intereson procesi i integrimit të Maqedonisë, poashtu edhe zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në mars të cilët janë shumë të rëndësishme për vendin tuaj.
Do të jetë shumë vështirë, por me punën e të gjithëve do të arrihet që të kalohen barrierat dhe shpresoj se Maqedoninë do e shohim në EU”, ka thënë Flint pas takimit me kreun e PDSH-së Menduh Thaçi.Nga ana e tij lideri Thaçi e quajtur takimin mjaft të rëndësishëm ku janë diskutuar temat për zgjedhjet ferr dhe korrekte si dhe integrimi në NATO dhe në Unionin Evropian.” Të gjithë janë të shqetësuar për ardhmërinë dhe perspektivën e Maqedonisë ndërsa shqetësimet burojnë prej aty se ka njerëz të pavëmenshdëm në këtë vend dhe mendojnë se Maqedonia ka alternativë tjetër përvec NATO-s dhe UE-së”.Mirëpo sipas kreut të PDSH-së Bashkësia Ndërkombëtare është tepër e interesuar që t’a shtyjë Maqedoninë drejt këtyre proceseve”, tha Thaçi pas takimit.Ministrja e Britanisë për çështje Evropiane Flint poashtu është takuar edhe me maturantët të cilët këtë vit për herë të parë do të votojnë.Nderkohe qe sot zonja Flint eshte takuar edhe me kreun e BDI-se Ali Ahmeti
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti falënderoi të gjithë përfaqësuesit britanik që kanë dhënë kontributin e tyre në arritjen e zgjidhjeve të rëndësishme në momente vendimtare për vendin dhe rajonin.Ahmeti njoftoi mysafirët për inciciativën e tij që ti takojë liderët e partive politike në prag të zgjedhjeve lokale dhe presidenciale që elektoratit tu bëhet apel që këto zgjedhje me rëndësi për vendin dhe duhet të jenë të qeta, të lira dhe të pranueshme për të gjithë.
Kryetari Ahmeti gjithashtu potencoi rëndësinë e reformave të nevojshme dhe implementimin e standardeve që do të ndikonin në integrimin e vendit në NATO dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, si prioritet i palekundshem I Bashkimit Demokratik per Integrim (BDI).
Zonja Flint me këtë rast prezantoi qëndrimin e vendit të saj se përkrah proceset e integrimit për Maqedoninë, por edhe kërkesën që të vazhdohet me reforma te thella si kusht i domosdoshem per avancimin e proceseve integruese dhe se Britania e Madhe do te vazhdon te angazhohet me tej per integrimin e vendit tone ne strukturat evro – atlantike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *