Home / Lajme / Maqedoni / Këndi urë lidhëse mes Tetovës dhe SHBA

Këndi urë lidhëse mes Tetovës dhe SHBA

Ambasadori i SHBA-ve Riker u shpreh se sot ka edhe kënd amerikan në Manastir dhe në Shkup dhe shqyrtohen mundësi për t’u hapur edhe kënde të tjera në qytete tjera të vendit mirëpo është cështje e buxhetit dhe mjeteve që ne në mënyrë të vazhdueshme kërkojmë nga Qeveria amerikane që të n’a ngrit buxhetin që të jemi në gjendje të hapim edhe kënde të tjera. Sipas tij ky është një program në partneritet me Komunën e Tetovës dhe Ministrinë e Kulturës dhe vazhdohet të shikohen mundësitë tjera të partneritetit për të krijuar edhe kënde tjera.

Ditlindja e parë e këndit amerikan në Tetovë

Urim Hasipi

Tetovë, 14 janar-Me anë të një ceremonie sot në Tetovë është shënuar një vjetori I këndit amerikan.Në këtë përvjetor të parë kanë marrë pjesë ku të pranishëm ishin edhe Ambasadori i SHBA –ve Filip Riker, zëvendëskryeministri i Maqedonisë Abdylaqim Ademi, kreu i Komunës së Tetovës Hazbi Lika, dy rektorët e Universiteteve në Tetovë, ministrja e Kulturës dhe shumë të tjerë të pranishëm që merrnin pjesë në një ceremoni të vecantë ku u ndanë edhe disa certifikata për njerëz të caktuar si dhe kishte një program kulturorë . Ambasadori i SHBA-ve Riker u shpreh se sot ka edhe kënd amerikan në Manastir dhe në Shkup dhe shqyrtohen mundësi për t’u hapur edhe kënde të tjera në qytete tjera të vendit mirëpo është cështje e buxhetit dhe mjeteve që ne në mënyrë të vazhdueshme kërkojmë nga Qeveria amerikane që të n’a ngrit buxhetin që të jemi në gjendje të hapim edhe kënde të tjera. Sipas tij ky është një program në partneritet me Komunën e Tetovës dhe Ministrinë e Kulturës dhe vazhdohet të shikohen mundësitë tjera të partneritetit për të krijuar edhe kënde tjera
Ndërsa koordinatori i këtij këndi Gëzim Sulejmani theksoi se ky kënd arriti që brenda një viti të realziojë një sërë aktivitete dhe të ketë 1350 anëtarë.Sot është një rast I veçantë për këndim amerikan në Tetovë, pasi që shënojnë vitin e parë dhe ne deri më tani kemi arritur të kemi një mijë e treqind e peëdhjetë anëtarë.Brenda vitit të kaluar kemi arritur që në Tetovë të sjellim një numër të madh të amerikanëve të cilët kanë mbajtur ligjërata të ndryshme në këtë kënd, poashtu janë shënuar përvjetore të shumta të përvjetoreve të amerikës si dhe përvjetorët tjera të rëndësishme në vend”, tha koordinatori I këndit amerikan në Tetovë Gëzim Sulejmani. Kryetari I komunës së Tetovës Hazbi Lika tha se ky kënd është mjaft I rëndësishëm për vendosjen e urave të bashkëpunimit mes Tetovës dhe Shteteve të bashkuara të Amerikës dhe ky është një sihariq I madh përt qytetin tonë pasi që u mundëson nxënësve dhe studentëve ndjekje gratis të kurseve të mësimit të gjuhës angeleze dhe njëkohëisht njihemi me kulturën amerikane dhe e kundërta.
Ministrja e Kulturës Elizabeta Kamçevska Mileva theksoi se ky kënd amerikan ka rëndësinë e funsionimit të shoqërisë multietnike dhe në këtë drejtim këndi Amerikan në Tetovë luan një rol për afrimin dhe këmbimin e kulturave pikërisht pasi që në Tetovë ka një shoqëri të ngritur kulturore.

Box: Ambasadori i SHBA-ve Filip Riker duke komentuar raportin e Grupit Ndërkombëtarë të Krizave për cështjen e emrit të Maqedonisë më Greqinë deklaroi se “ është një raport jashtëzakonisht interesant për t’u lexuar që bazohet në shumë fakte dhe besoj se zyrtarët tanë në Stejtdepartament në Amerikë do t’a lexojnë me kujdes të madh

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *