Home / Lajme / Maqedoni / Krizë financiarë presin qytetarët

Krizë financiarë presin qytetarët

Deri në ditën e shtunë në pyetjen që është parashtruar te rubrika e lajmeve se a do të votohet për kandidat të partisë politike apo prioritet do t`I jepet cilës së kadidatit, pa marrë parasysh partinë politike në zgjedhjet e ardhshme lokale, 53 përqind e votuesve do të votojnë për kandidat të partisë politike kurse 47 përqind do të përqëndrohen në cilësinë e kandidatit pa marrë parasysh se cilit subjekt politik I përkasin

Urim Hasipi
Tetovë, 11 janar-Në web faqen elektronike të Televizionit Koha, wwwtvkoha.tv, këtyre ditëve ka përfunduar sondazhi në pyetjen se çfarë presin qytetarët e Maqedonisë në vitin 2009.

55 përqind e vizitorëve në web faqen tonë, mendojnë se në vitin 2009 Maqedoninë do ta kaplojë një krizë politike dhe ekonomike, 33 përqind shpresojnë se Maqedonisë do ti hiqen vizat për hyrje të lirë në shtetet e unionit evropian.

7 përqind e të anketuarve ende shpresojnë se Maqedonia këtë vit do të antërasohet në NATO kurse vetëm 5 përqind, presin zhvillim ekonomik dhe prosperitet politik në vitin 2009.
Ky sondazh që parqitet në ballinën e web faqes zyrtare të Tv kohës, ka përfunduar kurse dy sondazhe të tjera janë ende të hapura.

Deri në ditën e shtunë në pyetjen që është parashtruar te rubrika e lajmeve se a do të votohet për kandidat të partisë politike apo prioritet do t`I jepet cilës së kadidatit, pa marrë parasysh partinë politike në zgjedhjet e ardhshme lokale, 53 përqind e votuesve do të votojnë për kandidat të partisë politike kurse 47 përqind do të përqëndrohen në cilësinë e kandidatit pa marrë parasysh se cilit subjekt politik I përkasin.

Ky sondazh do të jetë I hapur deri në ditën e zgjedhjeve që do të mbahen më 22 mars të këtij viti.

Në rubrikën e sportit është në vijim sondazhi që ka të bëjë me sjelljen e referëve në ndeshjet ku luajnë ekipet shqiptare. 75 përqind e vizitorëve të ëeb faqes elektronike mendojnë se sjelljet e referëve ndikojnë shumë në rezultatin përfundimtar të ndeshjes kur në fushë janë ekipet shqiptare.

Ndërsa 17 përqind e të anketuarev mendojnë se sjelljet e referëve nuk ndikojnë ndërkaq 8 përqind mendojnë se kanë pak ndikim .Edhe ky sondazh është I hapur deri në fillimin e kampionatit pranveror të ligave futbollistike në Maqedoni.Gjatë momentit të sondazhit web faqen e Tv kohës e kanë vizituar 300 mijë vizitorë dhe numri I tyre gjatë ditës varion prej 1500 deri në 6000 mijë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *