Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zeze

Kronika e zeze

Sot rreth orës 4 në vendin e quajtur “Petlov kamen” në afërsi të fshatit Bitushe, janë gjetur dy materie shpërthyese.Mjetet I ka hetuar një qytetar dhe rastin e ka paraqitur në njësinë policore Rostushe, ku pastaj ekip nga njësia për antiterorizëm I kanë grumbulluar mejete e gjetura dhe në bashkepunim me drejtorin për mbrojtje dhe shpëtim janë transportuar në mënyrë adekuate.

Ajin Kadriu
Tetove, 29 Janar-Natën mes 27 dhe 28 janarit , persona të panjohur e kanë prerë mbrojtësen e metaltë të shitores koloniale “Shaza Komerc” në rrugën Ivo Lolla Ribar numër 122 në Tetovë, pastaj me forcë e kanë hapur derrën dhe kanë marrë 42 shtek cigare dhe rreth 1000 denarë. Eshtë kryher hetim në vendin e ngjarjes dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Sot rreth orës 4 në vendin e quajtur “Petlov kamen” në afërsi të fshatit Bitushe, janë gjetur dy materie shpërthyese.

Mjetet I ka hetuar një qytetar dhe rastin e ka paraqitur në njësinë policore Rostushe, ku pastaj ekip nga njësia për antiterorizëm I kanë grumbulluar mejete e gjetura dhe në bashkepunim me drejtorin për mbrojtje dhe shpëtim janë transportuar në mënyrë adekuate.
Punohet në zbardhjen e rastit kush dhe pse I ka lënë këto armë në atë vend.

Natën mes 27 dhe 28 të këtij muaji tani për tani kryerës të panjohur me forcë kane hyrë në shkollën fillore Bashkimi të fshatit Llakavic dhe pasi kanë hyrë në zyrën e arsimtarëve, duke I hudhur poshtë të gjitha ditarët e nxënësve por pa I dëmutar.

Eshtë kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe punohet në zbardhjen e rastit.

Pardje mbrëma persona të panjohur me forcë kanë hapur kafezin e pëllumbave të 39 vjeçarit A.P nga Gostivari dhe në të njejtin kohë kanë vjedhur kanë vjedhur 45 pëllumba.

Nga data 26 deri në datën 28 të këtij muaji, kryerës të panjohur kanë thyer katinarin e derës hyrëse të kishës Sveta Marina në fshatin Zubovcë të Gostivarit dhje kanë vjedhur disa artikuj ushqimorë.

66 vjeçari XH.D nga fshati Debresh ka paraqitur se dje rreth orës 15:30 minuta në kohën kur ai qëndronte në spitalin e Gostivarit nga xhepi I pantollonave të tij I janë vjedhur 400 dollarë amerikanë, 200 euro, 200 franga zvicrane dhe 600 denarë.

Për të gjitha rastet policia ndërmer masa adekuate për ndriçimin e këtyre veprave penale.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *