Home / Lajme / Maqedoni / Kryeministri Gruevski vizitoi Komunën e Gostivarit

Kryeministri Gruevski vizitoi Komunën e Gostivarit

.” E njoftova kryeministrin me të arriturat e e komunës së Gostivarit, kryeministri Gruevski na ka premtuar se do të ndihmojë edhe në ndërtimin e Sallës Sportive në fshatin Debresh. Unë si kryetar komune kamë kaluar shumë qeveri, mirëpo kryeministri Gruevski, është kryetari i parë i një qeverie që ka ndarë më tepër mjete për realizmin e shumë projekteve në qytetin e Gostivarit”, nënvizoi kryetari Bejta.

gostivar 15 janar -Komunën e Gostivarit për herë të parë e vizitoi Kryeministri i Republikës së Maqedonisë z. Nikolla Gruevski i cili u takua me Kryetarin e Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta. Kryetari Bejta Kryeministrin Gruevski e njoftoi për të arriturat e komunës së Gostivarit gjatë kësaj periudhe katër vjeçare, si dhe hallet me të cilat po përballet Komuna e Gostivarit.

Qeveria e Maqedonisë do të lëshoj mjete financiare për ndërtimin e stacionit filtrues, gjithashtu do të lëshohen mjete edhe për përfundimin e sallave sportive në Shkollën e Mesme Komunale “Gostivar” dhe në Shkollën fillore “Faik Konica” në fshatin Debresh. Kryetari Bejta dhe Kryeministri Gruevski vizituan fabrikën për prodhimin e frigoriferëve “Frigo San” si dhe shijuan bakllavat në ëmbëltoren “Rekord”.
“U njoftova nga kryetari i komunës, për projektet që i udhëheq dhe mund të them që kryetari ka shumë projekte dhe se në mënyrë transparente i udhëheq dhe më të vërtetë mundohet që të bëjë sa më shumë për qytetarët e Komunës së Gostivarit. Mua me impresionon vrulli i tij dhe dëshira ti ndihmoj që ti rregulloj punët dhe vërtet pas vete ka edhe shumë projekte për të cilat mund edhe të lavdërohet. Është sjellë Plani Gjeneral Urbanistik, në këtë drejtim qeveria ndihmon me 1 milion euro për ndërtimin e stacionit filtrues e cila është shumë e rëndësishme për Gostivarin, do të ndihmojmë për ndërtimin e një salle në gjimnazin e Gostivarit dhe ne edhe në të ardhmen do të ndihmojmë në ato pjesë ku mund të ndihmojmë, por mirë është që kryetari mundohet ti zgjidh problemet sepse kemi takuar kryetar të cilët pak mundohen ti gjedhin problemet, por këtu bëhet fjalë për rast tjetër.

” E njoftova kryeministrin me të arriturat e e komunës së Gostivarit, kryeministri Gruevski na ka premtuar se do të ndihmojë edhe në ndërtimin e Sallës Sportive në fshatin Debresh. Unë si kryetar komune kamë kaluar shumë qeveri, mirëpo kryeministri Gruevski, është kryetari i parë i një qeverie që ka ndarë më tepër mjete për realizmin e shumë projekteve në qytetin e Gostivarit”, nënvizoi kryetari Bejta.

“E vizituam edhe këtë fabrikë të vogël me 15 të punësuar e cila është një shembull i mirë për atë se si mundet të prodhohet, eksportohet dhe të shitet në tregun e brendshëm të punësohen njerëz. i dëgjuam mendimet e tyre për punën e tyre të mëtejshme, për problemet e deritashme me të cilat janë përballuar dhe vërtet është bukur kur të shihet diçka e re dhe nga fabrika del vlefshmëri e re” tha Gruevski.
Ajlin Kadriu

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *