Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ-ja dorëzoi padi penale kundër BSD-së

KSHZ-ja dorëzoi padi penale kundër BSD-së

Në arsyetimin e padisë penale theksohet se më 27 ose 28 dhjetor të vitit të kaluar USD-ja ka vendosur afishe në një pjesë të bilbordeve në territoret e qyteteve Shkup, Ohër, Strumicë dhe të tjera nga të cilat “në mënyrë të qartë dhe të padyshimtë mund të vërtetohet se bëhet fjalë për material promovues dhe asocon qartë në fushatë parazgjedhore

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot dorëzoi padi penale kundër Unionit Social-demokratik për shkak se kjo parti ka vendosur afishe në disa qytete në vend të cilat qartë asocojnë në marketing parazgjedhor.

Në arsyetimin e padisë penale theksohet se më 27 ose 28 dhjetor të vitit të kaluar USD-ja ka vendosur afishe në një pjesë të bilbordeve në territoret e qyteteve Shkup, Ohër, Strumicë dhe të tjera nga të cilat “në mënyrë të qartë dhe të padyshimtë mund të vërtetohet se bëhet fjalë për material promovues dhe asocon qartë në fushatë parazgjedhore”.

Edhe pas miratimit të vendimeve me të cilat shpallen zgjedhjet për president dhe për anëtar të Këshillit dhe kryetarëve të komunave në këto bilborde edhe me tej vihen në dukje afishet me material promovues, thekson KSHZ-ja në padi.

Me këto veprime KSHZ-ja mendon se USD-ja para kohe ka filluar reklamimin parazgjedhor me çka ka kryer shkelje në kundërshtim me nenin 74 paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *