Home / Lajme / Maqedoni / Kulmi i qendres kulturore ne Tetove rrezikon të shembet

Kulmi i qendres kulturore ne Tetove rrezikon të shembet

Edhe pse Ministria e Kulturës në programin për investimeve për vitin 2009 ka paraparë rregullimi e pullazit të kësaj qendre, ndërkohë ambientet vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme nga të reshurat. Sipas informacioneve kjo qendër zë vendin e parë në Maqedoni për sa u përket organizimeve kulturore dhe aktiviteteve tjer

Urim Hasipi
Tetovë, 16 janar – Qendra kulturore në Tetovë rrezikon të shembet. Kulmi pikon sa herë që ka të reshura të shiut dhe të dëborës. Për të sanuar sadopak këtë gjendje punëtorët e Qendrës së Kulturës kanë vendosur najlona prej plastike për të kanalizuar ujin i cili pikon nga pallati.

Pikon secili kat i kësaj qendre, nga pullazi e deri në podrum. “Dimri dhe të reshurat e shiut pamundësojnë zhvillimin e ngjarjeve kulturore dhe çdo herë tentojmë të mirëmbajmë në këso forma, por tani më gjendja është bërë alarmante”, thonë autoritetet e kësaj qendre. Ndërkohë, më 20 janar është paraparë edhe premiera e shfaqjes “Albanikum” nga Teatri i Tetovës.

Edhe pse Ministria e Kulturës në programin për investimeve për vitin 2009 ka paraparë rregullimi e pullazit të kësaj qendre, ndërkohë ambientet vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme nga të reshurat. Sipas informacioneve kjo qendër zë vendin e parë në Maqedoni për sa u përket organizimeve kulturore dhe aktiviteteve tjera.

Qendra e kulturës është i vetmi vend në Tetovë ku zhvillohen pothuajse të gjitha ngjarjet kulturore, manifestime të ndryshme, promovime të librave, ekspozita, koncerte, festivale të këngëve popullore dhe folklorike, akademi solemne, kuvende të partive politike etj.

Ndërkaq, asnjëherë nuk është menduar seriozisht për gjendjen e objektit të kësaj qendre, e cila i jep ngjyrë jetës kulturore dhe shoqërore qytetit të Tetovës, por asnjëherë nuk është menduar seriozisht për infrastrukturën e saj.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *