Home / Lajme / Maqedoni / Kuvendi e aprovoi përbërjen e Komisionit për lustrim

Kuvendi e aprovoi përbërjen e Komisionit për lustrim

Sipas vendimit, për kryetar të Komisionit për ilustrim është emëruar Agim Mehmeti, gazetar nga Shkupi, ndërsa si zëvendës i tij Gjorgji Malkovski, historian. Anëtarë të Komisionit janë historiani Novica Vejlanovski, Marija Milloshevska, e punësuar në Ministrinë e Arsimit, Vecko Zdravevski, politikolog nga Kërçova, Shpend Vinca, i punësuar në TVM, Daut Dauti, gazetar nga Shkupi, Bllagoja Geshovski, defektolog i diplomuar, Janaqe Vitanovski, jurist i diplomuar dhe Çedomir Damjanovski, i punësuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Shkup, 15 janar – Kuvendi i Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 43-të me 87 vota “për” dhe asnjë kundër e miratoi vendimin për emërim të kryetarit, zëvendëskryetarin dhe anëtarëve të Komisionit për verifikimin e fakteve.

Sipas vendimit, për kryetar të Komisionit për ilustrim është emëruar Agim Mehmeti, gazetar nga Shkupi, ndërsa si zëvendës i tij Gjorgji Malkovski, historian. Anëtarë të Komisionit janë historiani Novica Vejlanovski, Marija Milloshevska, e punësuar në Ministrinë e Arsimit, Vecko Zdravevski, politikolog nga Kërçova, Shpend Vinca, i punësuar në TVM, Daut Dauti, gazetar nga Shkupi, Bllagoja Geshovski, defektolog i diplomuar, Janaqe Vitanovski, jurist i diplomuar dhe Çedomir Damjanovski, i punësuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Para Komisionit 11-anëtarësh për ilustrim të gjithë kandidatët të cilët kandidohen në zgjedhjet e ardhshme do të duhet të dorëzojnë deklarata të noterizuara se nuk kanë bashkëpunuar me organet e sigurisë shtetërore dhe funksionarët aktual.

Për personat për të cilët do të vërtetohet se kanë qenë bashkëpunëtorë me shërbimet sekrete, për çka duhet të ketë dokument, emrat e tyre do të publikohen dhe ata nuk do të mund të kryejnë funksione publike.

Gjatë debatit deputetët e të gjitha partive parlamentare theksuan se presin edhe përkrah vonesës me themelimin e Komisionit, ai ti përgjijget detyrave të caktuara dhe t’u rezistojë presioneve të mundshme politike.

Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE shprehu kënaqësi në nivel të lartë të koncezusit të arritur politik për formimin dhe zgjedhjen e Komisionit.

“Mendoj se përbërja e personelit të Komisionit ofron nivel të lartë dhe garancë për kryerjen e detyrës së parashtruar”, tha Dimovski.

Bashkëpartiaku i tij Iliver Shambeski shfaqi shpersë se 11-të anëtarët e Komisionit do t’i përgjigjen sfidës para së cilës gjenden dhe se me punën e tyre më në fund do të pastrohet me pasojat e sistemit të kaluar.

Deputetja Cvetanka Ivanova nga LSDM-ja theksoi se para Komisionit qëndron punë e rëndë dhe serioze dhe se pret ajo me sukses ta mbarojë detyrën e vendosur, të tregojë rezultate dhe të rezistojë në presionet e mundshme politike.

Deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti, vlerësoi se Komisioni do të ketë obligim historik të sqarojë, siç tha, pse shqiptarët kanë qenë qëllim i fushatës pa kompromis të ndjekjeve politike nga regjimi i kaluar.

Pavle Trajanov nga Bashkimi Demokratik vlerësoi se në të ardhmen duhet të përgatitet ligj për rehabilitimin e viktimave nga sitemi i vjetër.

Sipas Imer Aliut nga PDSH-ja, zgjedhja e Komisionit është fillim i mirë për ndriçimin e disa aspekteve nga një sistem i kaluar dhe i dëmshëm. Komisioni vetë nuk do ta mbarojë punën nëse nuk ka mbështetje të plotë nga institucionet të cilat janë kompetente për çështjet të cilat do të trajtohen tha Aliu.

Në kuadër të seancës së 43-të Komisioni e miratoi edhe vendimin për formimin e Komisionit për vetëqeverisje lokale. Në vijim është diskutimi për emërimin zëvendës kryetarit të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës së qasjes së lirë deri tek informacionet me karakter publik, për cilin funksion është propozuar Blerim Iseni.

Në rend dite të seancës së 43-të është edhe interpelacioni i ministrit të Arsimit Pero Stojanovski.

Deputetët, ndër të tjerash, duhet të prononcohen edhe për propozimet për emërimin e anëtarit të Këshillit të Ndërmarrjes publike Radiotelevizionit të Maqedonisë, si dhe për Propozim rezolutën për politikën migruese të Maqedonisë 2009-2014

Gjithashtu lexo

Një shtetas i Maqedonisë i plagosur në sulmin në Barcelonë, gjendet në spital

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, nga komunikimi me Ambasadën e Maqedonisë në Spanjë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *