Home / Lajme / Maqedoni / LDSM i porpozon VMRO-DPMNE-së Kerimin per president

LDSM i porpozon VMRO-DPMNE-së Kerimin per president

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev thotë se Srgjan Kerim me përgjegjësi do të mund të kryente detyrën e presidentit të shtetit, jo mbi baza partiake, por mbi baza kombëtare dhe shtetërore.

Partia opozitare LSDM sot publikisht i propozoi partisë më të madhe në pushtet VMRO-DPMNE dhe kryetarit të saj Nikolla Gruevski që së bashku të mbështesin Srgjan Kerim si kandidat të pavarur për president të vendit.
Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev thotë se Srgjan Kerim me përgjegjësi do të mund të kryente detyrën e presidentit të shtetit, jo mbi baza partiake, por mbi baza kombëtare dhe shtetërore.

“Për person të tillë mendojmë se është dr. Srgjan Kerim. Vlerësojmë se karriera e tij e deritanishme profesionale dhe diplomatike i mundëson atijë që me sukses të kryej funksionin, president i Maqedonisë”, deklaroi Zoran Zaev.

Sipas tij, kjo mbështetja e Kerimit do të eliminohen akuzat ndërpartiake, qofshin ato për gënjeshtra, apo për bojkot të zgjedhjeve që vijnë presidenciale.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *