Home / Lajme / Rajon / Ligj për nderimin e viktimave të diktaturës

Ligj për nderimin e viktimave të diktaturës

Projektligji parashikon edhe caktimin e datës se 20 shkurtit, dita e rrëzimit të shtatores së ish udhëhqësit komunist Enver Hoxha në vitin 1991, si dita e nderimit të viktimave të diktaturës.

Një tjetër propozim është ngritja e një obelisku në qendër të Tiranës, si dhe hapja e një muzeu për krimet e diktaturës komuniste në Shqipëri.

Kryeministri Sali Berisha, i cili është iniciatori i këtij projekti tha se ai synon të ndihmojë shoqërinë shqiptare të memorizoje dramën e madhe shqiptare ne vitet e regjimit komunist.

Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e saj të fundit një projektligj, që ndër të tjera parashikon ngritjen e një instituti për të studiuar krimet dhe pasoja e sistemit komunist në Shqipëri.
Sipas kryeministrit Sali Berisha, projektligji synon të ndihmojë shoqërinë shqiptare të memorizojë dramën e madhe shqiptare në vitet e regjimit komunist.

Por propozimi pritet të shkaktojë debate.

Projektligji parashikon edhe caktimin e datës se 20 shkurtit, dita e rrëzimit të shtatores së ish udhëhqësit komunist Enver Hoxha në vitin 1991, si dita e nderimit të viktimave të diktaturës.

Një tjetër propozim është ngritja e një obelisku në qendër të Tiranës, si dhe hapja e një muzeu për krimet e diktaturës komuniste në Shqipëri.

Kryeministri Sali Berisha, i cili është iniciatori i këtij projekti tha se ai synon të ndihmojë shoqërinë shqiptare të memorizoje dramën e madhe shqiptare ne vitet e regjimit komunist.

“Ajo që është shumë e dhembshme është se këto 18 vite liri, nuk kanë nxitur ndjenjën e faljes dhe pendesës” tha zoti Berisha.

Por nga ana e tij, ish i përndjekuri politik Spartak Ngjela, deputet në disa legjislatura në parlamentin shqiptar, ndërsa vlerëson nevojën e dënimit të krimeve të komunizmit, shpreh dyshime për iniciatorët e këtij projektligji.

“E kaluara është nga kjo klasë politike, e cila nuk ka bërë asgjë dhe nuk do të bëjë asgjë”, i tha zoti Ngjela BBC-së.

Profesor Shaban Sinani duke përshëndetur këtë hap të hedhur, thotë se ai duhej të ishte marrë më herët.

Ndërkohë prof. Sinani shpreh dyshime nëse kuadri i nevojshëm ligjor krijon mundësi për arritjen e qëllimit.

Pas miratimit të ligjit për lustracionin, ligj i miratuar me votat e maxhorancës së djathtë dhe kundërshtimin e opozitës së majta, ai thotë se ka dyshimet e tij.

Nga ana saj, Drejtoria ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Vasilika Hysi tha se projektligje të tilla “duhet të përcjellin respektin për të drejtat dhe liritë e njeriut”.

Megjithatë këto janë vetëm reagimet e para rreth ketij projektligji.

Pritet që ai të ngjallë debate sidomos në parlamentin shqiptar me rastin e miratimit të tij.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *