Home / Lajme / Maqedoni / Loku dhe Isufi kanidat te PDSH-se ne Likove dhe Çair

Loku dhe Isufi kanidat te PDSH-se ne Likove dhe Çair

Paraprakisht PDSH-ja ka caktuar kandidatët edhe në komunat tjera. Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi tha se gjatë javës së ardhshme do të bëjë publike vendimin për të marr pjesë në zgjedhjet presidenciale apo për të bojkotuar ato.

PDSH-ja ka publikuar emrat edhe të dy kandidatëve në garën për kryetarë komunash, si dhe platformën për zgjedhjet lokale të 22 marsit. Kandidat për kryetar të komunës së Çairit nga radhët e PDSH-së është Enver Loku, kurse për komunën e Likovës Ragmi Isufi.

Paraprakisht PDSH-ja ka caktuar kandidatët edhe në komunat tjera. Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi tha se gjatë javës së ardhshme do të bëjë publike vendimin për të marr pjesë në zgjedhjet presidenciale apo për të bojkotuar ato.

Në pyetjen nëse në takimin e fundit që kishte me Ahmetin janë marrë vesh që të nxjerrin kandidat të përbashkët për president të shtetit, Thaçi tha se një gjë e tillë nuk është diskutuar pasi sipas tij BDI-ja që në rrethin e parë zgjedhor mbështet kandidatin e VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *