Home / Lajme / Maqedoni / LSDM me Frçkovskin garon për postin e presidentit

LSDM me Frçkovskin garon për postin e presidentit

Konventa zgjedhore e LSDM-së do të zhvillohet nesër ndërsa sot janë përmbyllur listat me kandidaturat e paraqitura nga të gjitha organiz

Lidhja Socialdemokrate e opozitës tashmë ka filluar procedurën e zgjedhjes së kandidatit për president shteti.

Konventa zgjedhore e LSDM-së do të zhvillohet nesër ndërsa sot janë përmbyllur listat me kandidaturat e paraqitura nga të gjitha organizatat komunale të partisë.

Sipas informacioneve jozyrtare nuk përjashtohet mundësia që për kandidatë të mundshëm për president të nominohet Lubomir Fërçkovski, profesor univeristar dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme dhe i Punëve të Jashtme në kohën kur në pushtet ishte LSDM-ja në vitet e 92-96. Përveç caktimit të kandidatit për president, LSDM-ja nesër do të publikoj edhe kandidaturat për kryetar të komunave dhe për kryetar të Bashkisë së Shkupit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *