Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia do të shkatërrohet thotë Samaras

Maqedonia do të shkatërrohet thotë Samaras

Sipas tij, Greqia nuk duhet të frikësohet nga Shqipëria e Madhe apo Bullgaria e Madhe, të cilat do të krijohen pas shkatërrimit të Maqedonisë

Ministri i sapoemëruar grek i Kulturës, Andonis Samaras ka deklaruar se Maqedonia do të shkatërrohet dhe nuk do të ekzistojë si subjekt i vetëm.

Ministri Samaras, që është i njohur me qëndrimet e tij radikale dhe nacionaliste këtë e ka deklaruar në intervistën për televizionin shtetëror grek ERT.

Sipas tij, Greqia nuk duhet të frikësohet nga Shqipëria e Madhe apo Bullgaria e Madhe, të cilat do të krijohen pas shkatërrimit të Maqedonisë.

“Besoj se shumë shpejt Shkupi nuk do të ekzistojë si subjekt i vetëm. Kjo do të thotë se koha është në anën tonë, dhe praktikisht është në anën tonë, për shkak se mendoj se ata nuk do të kenë sukses që të ruajnë unitetin, i cili tani nuk ekziston.

Greqia është si forcë në zhvillim dhe me popullësi më të numërt dhe më të fortë dhe nuk ka pse absolutisht të frikësohemi nga ata”, ka theksuar ministri Samaras, i cili ishte ministër i jashtëm grek në vitin 1993 dhe ishte larguar nga Qeveria e kryeministrit Micotakis për shkak të qëndrimeve të tij të forta.

Ai ka shtuar se koha punon për Greqinë dhe opinioni i brendshëm sipas tij nuk duhet të frikësohet nga pozicionet e forta të Athinës ndaj çështjes maqedonase.

Samaras ka shtuar se BE nuk do të heq dorë nga partneri i saj në kufirin jugor të Evropës. Lidhur me këtë ai ka theksuar se Greqia nuk duhet të pranojë që në propozimin për emrin si kompromis të ekzistojë nocioni Maqedoni dhe se për këtë nuk duhet të heq dorë Athina zyrtare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *