Home / Lajme / Maqedoni / Mbi 100 persona me thyrje në trup si pasojë e rrugëve rrëshqitëse të Tetovës

Mbi 100 persona me thyrje në trup si pasojë e rrugëve rrëshqitëse të Tetovës

“Numri i pacientëve të pranuar në spital është rritur si pasojë e kushteve të jashtme, por edhe rezultat i kremtimit. Prej tyre më së shumti janë fëmijët dhe personat mbi 50 vjeq. Në pjesën më të madhe të pacientëve është intervenuar me operacion, ndërsa në pjesën tjetër vetëm intervewnim konzervativ ” deklaroi Miroslav Kocovski, specialist në ortopedi.

Në spitalin e qytetit të Tetovës, gjatë 4 ditëve të fundit janë pranuar rreth 120 pacientë, të cilët kanë pasur lëndime të marra gjatë rëshqitjes në rrugët pas reshjeve të dëborës. Në të shumtën e rasteve bëhet fjalë për thyerje në këllqe, në nëngju dhe në bërryl. “Numri i pacientëve të pranuar në spital është rritur si pasojë e kushteve të jashtme, por edhe rezultat i kremtimit. Prej tyre më së shumti janë fëmijët dhe personat mbi 50 vjeq. Në pjesën më të madhe të pacientëve është intervenuar me operacion, ndërsa në pjesën tjetër vetëm intervewnim konzervativ ” deklaroi Miroslav Kocovski, specialist në ortopedi. Ai më tej tha se qendra traumatologjike ortopedike punon 24 orë dhe intenzivisht me qëllim që me kohë t’u përgjigjet paraqitjeve të qytetarëve. Nga kjo qendër apelojnë që personat e moshuar dhe fëmijët mos të dalin pa nevojë. Ndërkaq në spitaline Shkupit në ditët e kaluara janë pranuar 84 persona me lëndime trupore. Shtatëmbëdhjetë prej këtyre personave janë hospitalizuar. Përveç personave me thyerje në gjymtyrë, në spital ndihmë kanë kërkuar edhe persona me probleme në stomak për shkak të konsumimit të ushqimit dhe alkoolit. Numri i përgjithshëm i personave të cilët kanë kërkuar ndihmë më 3 dhe 4 janar dhe sot në mëngjes është 221.Nga Qendra urgjente informojnë se prej 1 janarit e deri më sot në mëngjes janë pranuar 18 persona të cilët kanë pasur thyerje, prej të cilëve gjashtë persona janë hospitalizuar, ndërsa një person është lënë në mjekim spitalor.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *