Home / Lajme / Maqedoni / Mbledhje teknike në Bruksel për tejkalim të krizës me gazin

Mbledhje teknike në Bruksel për tejkalim të krizës me gazin

Bocevski, siç informon SÇE, dje dhe sot ka realizuar një sërë bisedimesh konsultative me institucionet adekuate të BE-së dhe të vendeve anëtare dhe ka kërkuar që Republika e Maqedonisë të përfshihet në të gjitha mbledhjet, në nivel politik dhe teknik, të cilat i planifikojnë kryesia dhe Komisioni, në drejtim të gjetjes së zgjidhjes për tejkalimin e krizës, e cila u shkaktua dje me ndërprerje të dërgesës së gazit natyror.

Në mbledhjen teknike të ekspertëve nga vendet anëtare të BE-së dhe përfaqësuesve nga Rusia dhe Ukraina, kushtuar gjetjes së zgjidhjes së shpejtë për tejkalim të krizës me dërgesën e gazit natyror, që do të mbahet të premten në Bruksel, do të marrin pjesë edhe dy ekspertë nga Maqedonia. Këtë nga Aleksandër Vondra, zëvendëskryeministër i Qeverisë çeke, kryesues aktual me BE-në, mbrëmë në bisedë telefonike e ka kërkuar zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Ivica Bocevski.

Nga ana e zëvendëskryeministrit çek do të dërgohet ftesë deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë që të marrë pjesë me dy ekspertë në mbledhjen teknike në Bruksel”, njoftoi pasdite Sekretariati për çështje evropiane (SÇE).

Bocevski, siç informon SÇE, dje dhe sot ka realizuar një sërë bisedimesh konsultative me institucionet adekuate të BE-së dhe të vendeve anëtare dhe ka kërkuar që Republika e Maqedonisë të përfshihet në të gjitha mbledhjet, në nivel politik dhe teknik, të cilat i planifikojnë kryesia dhe Komisioni, në drejtim të gjetjes së zgjidhjes për tejkalimin e krizës, e cila u shkaktua dje me ndërprerje të dërgesës së gazit natyror.

Ai e ka informuar Vondrën për konkludimet që dolën nga mbledhja e djeshme e jashtëzakonshme e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me përfaqësuesit e sektorit të biznesit dhe Komisionit rregullator për energjetikë.

Dy bashkëbiseduesit e kanë konfirmuar qëndrimin e BE-së se situata ekzistuese është e papranueshme dhe se Unioni patjetër duhet t’i intensifikojë aktivitetet për gjetjen e zgjidhjes për gjendjen e shkaktuar. Gjatë bisedimeve Bocevski e ka theksuar të drejtën e Republikës së Maqedonisë që si palë kontraktuese të Bashkësisë energjetike të kërkojë edhe mbledhje ministrore të vendeve-nënshkruese të Marrëveshjes për ndërmarrjen e masave adekuate.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë në periudhën e ardhshme, në cilësi të vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe nënshkruese e Marrëveshjes për bashkësi energjetike në Evropën Juglindore, e ndërmerr iniciativën rajonale për ballafaqim me problemin dhe pjesëmarrje aktive në diskutimet rreth stabilitetit energjetik në suaza të kryesimit të Republikës së Çekisë me BE-në. Ofensiva diplomatike e Republikës së Maqedonisë do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, si në nivel rajonal, ashtu edhe në atë evropian”, thuhet në kumtesën e Sekretariatit për çështje evropiane

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *