Home / Lajme / Botë / ‘Milioneri’ triumfon në ‘Golden Globe’

‘Milioneri’ triumfon në ‘Golden Globe’

Ndër aktorët suksesin më të madh e pati Kate Winslet. Protagonistja e “Titanikut” fitoi “Golden Globe” si aktorja më e mirë dramatike në “Revolutionary Road” dhe si aktorja më e mirë jo protagoniste në filmin “The reader”. Aktori Mickey Rourke u vlerësua si aktori më i mirë dramatik për rolin e tij në filmin “The Wrestler

Los Anxhelos, 12 janar (MIA) – Filmi indian i Danny Boyle, triumfoi mbrëmë në ndarjen e çmimeve “Golden Globe”, (Globi i Artë) që u zhvillua Los Anxhelos. “The Millionaire2 (Milioneri) mori cmim për regji, dramë dhe skenar dhe muzikë më të mirë. “Milioneri” pasi kishte bërë për vete publikun dhe kritikën arrin të triumfojë me 4 cmime në Golden Globe. Ky film është një tregim për një jetim, që ka arritur sukses në një shou në Indi. Filmi është lavdëruar si një koment i perceptuar i globalizimit.

Ndër aktorët suksesin më të madh e pati Kate Winslet. Protagonistja e “Titanikut” fitoi “Golden Globe” si aktorja më e mirë dramatike në “Revolutionary Road” dhe si aktorja më e mirë jo protagoniste në filmin “The reader”. Aktori Mickey Rourke u vlerësua si aktori më i mirë dramatik për rolin e tij në filmin “The Wrestler”.

Zhgënjim për Italinë. Filmi “Gomorra” i regjisorit Matteo Garrone marrë nga libri më i shitur i Roberto Savianit u mund nga filmi izraelit “Waltz With Bashir” i cili u shpall si filmi më i mirë i jashtëm.

Aktori Colin Farrel u vlerësua si aktori më i mirë mashkull në filmat muzikorë dhe komedi me filmin “In Bruges”, ndërsa aktorja më e mirë femër u vlerësua Sally Hawkins në filmin “Happy go lucky”. Këngëtari i njohur Bruce Springsteen fitoi cmim për këngën më të mirë në filmin “The Wrestler”.

Aktorja komike Tina Fey, e bërë e njohur për imitimin e Sara Palin fitoi çmimin “Golden Globe” për serialin televiziv “30 Rock”. Tom Wilkison fitoi Golden Globe si aktori më i mirë jo protagonist në serialin televiziv ‘John Adams’. Për të njëjtin seria televiziv u vlerësua edhe Laura Linney. Filmi që Pelepole Cruz realizoi me regjisorin Woody Allen, “Vicky Cristina Barcelona” fitoi si komedia më e mirë, por regjisori i Manhatanit nuk ishte në Los Anxhelos të tërhiqte çmimin.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *