Home / Lajme / Maqedoni / Mirushe Hoxha kandidate presidenciale e PDSH-së

Mirushe Hoxha kandidate presidenciale e PDSH-së

Vendimi eshte marre sonte ne mbledhjen e jashtezakonshme te kryesise qendrore te PDSH-së ne seline partise ne Tetove

Urim Hasipi
27 Janar-Profesoresha Mirushe Hoxha eshte kandidate per president nga radhet e Partise Demokratike Shqiptare.Ky vendim eshte marre te marten mbrema vone gjate mbledhjes se jashtezakonshme te kryesise qendore te PDSH-se ne Tetove.

Burime te Televizionit Koha te marten mbrema kane konfirmuar kandidaturen e Mirushe Hoxhes per president te Maqedonise ne zgjedhjet e 22 marsit nga radhet e PDSH-se.

Para fillimit te mbledhjes se kryesise qendrore lideri i PDSH-se Menduh Thaçi ka deklaruar se PDSH-ja do te marre pjese ne keto gara ndersa ne raundin e dyte serish do te vendosin organet me te larta te partise.

Mirushe Hoxha gjate kohes kur ishte ne qeveri PDSH-ja u caktua te drejtoje Institutin e Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore të Shqiptarëve “Pjetër Bogdani” ne Shkup,ndersa eshte edhe ligjeruese ne USHT.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *