Home / Lajme / Maqedoni / Ndahen 240 vendime per administratoret e rrinj

Ndahen 240 vendime per administratoret e rrinj

Aty ku do të punoni nuk duhet të jenë në shërbim të ndonjë partie ose grupi të interesit, as në shërbim të mjedisit ku punoni as miqve të juaj, por në shërbim të të gjithë qytetarëve të këtij shteti. Në një shtet partitë dhe bartësit e pushtetit vijnë dhe shkojnë, administrata shtetërore mbetet dhe ajo duhet të mbëshetet mbi profesionalitetin e saj, e jo në përkrahjen grupore”, tha në ndarjen e vendimeve nënkryeministri i obliguar për zbatimin e Marrëveshjes kornizë, Abdylaqim Ademi

Urim Hasipi
Shkup, 26 janar-Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë sot janë ndarë 240 vendime për punësime në administratën publike për pjesëtarët e bashkësive etnike.”Ardhmëria e Maqedonisë varet nga kontributi i posaçëm i secilit prej juve.

Aty ku do të punoni nuk duhet të jenë në shërbim të ndonjë partie ose grupi të interesit, as në shërbim të mjedisit ku punoni as miqve të juaj, por në shërbim të të gjithë qytetarëve të këtij shteti. Në një shtet partitë dhe bartësit e pushtetit vijnë dhe shkojnë, administrata shtetërore mbetet dhe ajo duhet të mbëshetet mbi profesionalitetin e saj, e jo në përkrahjen grupore”, tha në ndarjen e vendimeve nënkryeministri i obliguar për zbatimin e Marrëveshjes kornizë, Abdylaqim Ademi.

Ai potencoi se punësimet e tilla paraqesin sukses të madh, për realizimin e të cilave u punua shumë vite dhe kanë qenë të eksponuar në përpjekje të mëdha.
“Aty ku jeni ju sot, kanë mundur të punojnë vetëm një numër i vogël i të parëve të juaj dhe atë në numër më të madh të rasteve si pastrues, rojtarë ose mirëmbajtës të gjelbërimit në oborr. Për këtë shkak, aty ku ju i realizoni ëndrrat e juaja profesionale dhe do ta jepni kontributin për ardhmërinë e këtij shteti dhe qytetarëve që jatojnë këtu, jo vetëm se do t’i realizoni ambicjet e juaja profesionale, por do ta jetoni jetën dhe ëndrrën e të parëve të juaj, të cilët ishin modeste dhe përbëheshin në atë që shteti ku jetojnë t’u takojë edhe atyre, ndërsa institucionet t’i ndjejnë si të veta”, tha Ademi.

Ai shtoi se me punësimin e tanishëm realizohet një pjesë e ëndrrës së paraardhësve të tyre, të cilët të sapopunësarit do të duhet ta vazhdojnë, ndërsa me ambiciet e tyre personale të ndërtojnë të ardhme më të mirë.”Me punësimin e juaj në institucionet shtetërore ne nuk i realizojmë vetëm të drejtat natyrore që na takojnë në shtet, por ndërmarrim përgjegjësi edhe për ndërtimin e tij.

Të drejtën të ndërtosh bashkësi me të tjerët nënkupton edhe ndërmarrje përgjegjësi për të ardhmen e shoqërisë që së bashku duhet ta ndërtojmë.

Me përfaqësimin e drejtë të të gjitha bashkësive etnike në institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike në thelb jemi të barabartë në përgjegjësinë për ardhmërinë e shtetit” tha Ademi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *