Home / Lajme / Botë / Në Gazë goditet selia e Agjencisë së KB-së për ndihmë

Në Gazë goditet selia e Agjencisë së KB-së për ndihmë

Numri i viktimave nga fillimi i ofensivës është mbi 1.000, UNICEF-i kumtoi se mes tyre janë edhe 300 fëmijë, ndërsa mbi 4.500 janë plagosur.

Sipas raporteve të mediave perëndimore, banorët e qytetit tentojnë të largohen nga tmerri i luftës, në të cilin gjenden.

Derisa tanket e armatës izraelite hyjnë në pjesën e qytetit, ku jetojnë rreth gjysmë milionë banorë, pjesëtarët e Hamasit gjuajnë mbi ushtarët izraelitë nga çatitë apo ballkonet e ndërtesave, të cilat ende nuk janë rënuar.

Gazë, 15 janar – Armata izraelite sot ka hyrë në qendër të qytetit Gazë. Me zjarr artilerik, izraelitët qëlluan selinë e Agjencisë së KB-së për refugjatë palestinezë, me ç’rast janë vrarë disa persona dhe tre janë plagosur.

Në ndërtesë gjendeshin rreth 700 palestinezë, të cilët aty gjetën strehim nga bombardimet dhe luftërat rrugore të Hamasit dhe ushtrisë izraelite. Numri i saktë i viktimave nuk është bërë i ditur, as nëse janë personeli i Agjencisë apo civilë.

Numri i viktimave nga fillimi i ofensivës është mbi 1.000, UNICEF-i kumtoi se mes tyre janë edhe 300 fëmijë, ndërsa mbi 4.500 janë plagosur.

Sipas raporteve të mediave perëndimore, banorët e qytetit tentojnë të largohen nga tmerri i luftës, në të cilin gjenden.

Derisa tanket e armatës izraelite hyjnë në pjesën e qytetit, ku jetojnë rreth gjysmë milionë banorë, pjesëtarët e Hamasit gjuajnë mbi ushtarët izraelitë nga çatitë apo ballkonet e ndërtesave, të cilat ende nuk janë rënuar.

“Selia jonë në Gazë është qëlluar tre herë me bomba fosfori. Ndërtesat ende digjen, kurse në afërsi të selisë gjenden edhe kamionë me naftë”, deklaroi Kristofer Ginis, nëpunës i KB-së.

Mbrëmë janë granatuar rreth 70 caqe, mes të cilave edhe xhamia në Rafah në kufi mes Egjiptit dhe Gazës, për të cilën Izraeli kumton se është depo për armatimin e Hamasit.

Dëmet deri sot, në ditën e njëzet të ofensivës, sipas burimeve palestineze është së paku një miliardë e 400 milionë dollarë.

KB-ja kumtoi se kanë miratuar shtatë milionë dollarë nga fondi për ndihmë urgjente për ushqim dhe ujë në Gazë. Kushtet e jetesës në qytet janë shumë të vështira, rreth 500.000 persona nuk kanë qasje deri në ujë të pijshëm.

Ndërkohë në Paris, presidenti francez Nikolla Sarkozi dhe kryeministri britanik Gordon Braun u takuan në rezidencën e presidentit francez.

“Gordon Braun dhe unë punojmë në të gjitha çështjet dhe shpresoj se punët do të ecin në drejtim të mirë”, deklaroi Sarkozi.

“Më së shumti na intereson si do ta zvogëlojmë krizën humanitare në Gazë. Së pari do të bisedojmë si ta ndalim kontrabandën me armë, e pastaj t’i hapim kufijtë”, deklaroi Braun.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun, i cili gjendet për vizitë njëjavore në Lindjen e Afërt, deklaroi se është i brengosur edhe për informatat për sulme raketore nga Libani mbi Izraelin dhe kërkoi nga të gjithë në Lindjen e Afërt të mos e keqësojnë situatën.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me shefen izraelite të diplomacisë Cipi Livni e dënoi sulmin izraelit mbi ndërtesën e KB-së në Rripin e Gazës.

“E shpreha protestën e fuqishme dhe shqetësimin para ministrit të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme të Izraelit dhe ka kërkuar hetim të plotë për ngjarjen”, tha Ban Ki-mun.

Ai shtoi se ministri i Mbrojtjes Ehud Barak ngjarjen e ka quajtur “gabim të madh” dhe ka premtuar se armata izraelite në të ardhmen do të ketë kujdes të mos godasë shkolla dhe ndërtesa të KB-së.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, gjithashtu, ka deklaruar se numri i viktimave nga operacioni izraelit në Rripin e Gazës arriti nivel të papranueshëm.(U.H)

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *