Home / Lajme / Maqedoni / Nëna dhe biri i saj janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Shkup

Nëna dhe biri i saj janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Shkup

Bëhet fjalë për 65-vjeçaren Velika. K dhe djalin e saj Ace. K. (31), të cilët janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në rrugën “Sava Kovaçeviq” në Shkup dje rreth orës 12 e 50 minuta. Vdekjen e ka konfirmuar mjeku i ndihmës së shpejtë

Shkup, 19 janar (MIA) – Dy persona janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Shkup, kurse sipas informatave të para, vdekja me siguri ka ndodhur nga helmimi me lëng të panjohur, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Bëhet fjalë për 65-vjeçaren Velika. K dhe djalin e saj Ace. K. (31), të cilët janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në rrugën “Sava Kovaçeviq” në Shkup dje rreth orës 12 e 50 minuta. Vdekjen e ka konfirmuar mjeku i ndihmës së shpejtë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i Sektorit për krim-teknikë pranë SPB Shkup, kurse me urdhër të gjykatit hetues trupat e tyre janë dërguar për autopsi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *