Home / Lajme / Maqedoni / Nis debati i dosjeve

Nis debati i dosjeve

rofesori dhe veprimtari Fadil Sulejmani ka deklaruar se hapja e dosjeve nga komisioni përkatës duhet të jetë transparent, për t`u dënuar të gjithë ata njerëz që kanë faj dhe që kanë bërë krime mbi popullin.

“Ata që kanë vepra të dëmshme mbi popullin, që kanë bërë madje edhe krime duhet të hapen dosjet e tyre sepse ne ato nuk mund t’i mbajmë të mbyllura dhe mos i tregojmë. Ato do të na shërbejnë si një shembull që mos të punohet në dëm të qytetarëve në të ardhmen. E vërteta është e hidhur për anëtarët e këtyre familjeve,por megjithatë e vërteta duhet të dalë në shesh , duhet të hapen dosjet, të bëhen publike dhe nuk duhet të hamendemi se nëse bën ose nuk bën kjo”, ka theksuar profesori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Fadil Sulejmani.

Në prag të formimit të komisionit për hapjen e dosjeve janë shtuar debatet dhe vlerësimet e ndryshme se ky komision a do të kryejë misionin e tij për të zbardhur dosjen e krimeve të komunizmit dhe bashkëpunëtorët e këtij regjimi.

Ish i përndjekuri dhe i burgosuri politik, Shpëtim Pollozhani deklaroi se dyshon që ky komision do të kryejë punën e tij, pasi që sipas tij aty do të jenë kryesisht anëtarë të partive politike dhe që këtu sipas tij do të kenë ndikim partitë politike.

”Komisionet sipas mendimit tim do të jenë strikte partiake që të mbrojnë kodoshët e njëri tjetrit mendoj subjektet politike” ka theksuar Pollozhani

Ai dyshon se në përpikëri do të zbatohet ky ligj dhe do të hapen dosjet për zyrtarë që aktualisht kryejnë detyra të larta shtetërore.

“Do të jetë vështirë që të ndodhë që dikush të largohet nga politika apo institucionet e ndryshme të larta, sepse ligjin janë duke e sjellur dhe punën e kanë nën kontrollë ata që duhet të lustrohen”, ka theksuar kryetari i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë Shqiptarë në Maqedoni.

Sipas tij, Maqedonia është në bishtin e ngjarjeve sa u takon ligjit të lustrimit ose ligjeve për zhdëmtim të ish të burgosurve politik dhe kjo sipas tij tregon se “akoma muzikën e bëjnë muzikantët e vjetër”.

“Mënyra se si po zhvillohen punët sa i takon këtij ligji për lustrim çështjen e kanë në kontroll përsëri paraardhësit e ish-kuadrove komuniste pasi Tito Petkovski ka qenë sekretari i fundit i arkivit të Lidhjes Komuniste të Maqedonisë i cili sot bëhet demokrat i madh” ka theksuar Pollozhani.

Ai është shprehur se nuk pret shumë nga kjo sepse do të ketë edhe aty manipulime dhe kalkulime siç ishte me çështjen e ligjit për lejimin e marrjes së dosjeve personale të njerëzve.

Profesori dhe veprimtari Fadil Sulejmani ka deklaruar se hapja e dosjeve nga komisioni përkatës duhet të jetë transparent, për t`u dënuar të gjithë ata njerëz që kanë faj dhe që kanë bërë krime mbi popullin.

“Ata që kanë vepra të dëmshme mbi popullin, që kanë bërë madje edhe krime duhet të hapen dosjet e tyre sepse ne ato nuk mund t’i mbajmë të mbyllura dhe mos i tregojmë. Ato do të na shërbejnë si një shembull që mos të punohet në dëm të qytetarëve në të ardhmen. E vërteta është e hidhur për anëtarët e këtyre familjeve,por megjithatë e vërteta duhet të dalë në shesh , duhet të hapen dosjet, të bëhen publike dhe nuk duhet të hamendemi se nëse bën ose nuk bën kjo”, ka theksuar profesori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Fadil Sulejmani.

Sipas tij, të gjithë duhet të dënohen pavarësisht që sot janë në funksione apo nuk janë. “Ata njerëz në njëfarë mënyre edhe dihen por megjithatë edhe në mënyrë të dokumentuar, me dosje duhet t’i dijë populli ,të paktën në këtë mënyrë ata që kanë vuajtur kushedi sa vjet në burg, që janë vrarë e persekutuar etj . Sot nuk mund të themi më se nuk ishte asgjë ose t’i mbetet historisë dhe të heshtim dhe se kjo është dashur të bëhet më herët”, ka theksuar Sulejmani.

Ligji që është sjellur në Maqedoni për hapjen e dosjeve është në përputhje me ligjet e tjera të Evropës Lindore. Së shpejti pritet të zgjidhen edhe anëtarët e komisionit për hapjen e dosjeve.

Në Gjermani miratimi i ligjit të dosjeve largoi rreth 270 mijë njerëz nga pozitat udhëheqëse, ndërsa prej tyre rreth dyzet mijë nga institucionet e arsimit.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *