Home / Lajme / Maqedoni / Nuk ka votim elektronik në zgjedhjet e ardhshme

Nuk ka votim elektronik në zgjedhjet e ardhshme

Arritëm marrëveshje vetëm për dy punë – zgjedhjet të jenë më 22 mars dhe presidenti i parë i Komisionit për lustrim të jetë nga Partia Demokratike Shqiptare”, deklaroi lideri i kësaj partie Menduh Thaçi.

Për Thaçin takimi ka qenë mezi i suksesshëm. Ai tha se Qeveria gjithmonë kur ka pasur probleme e ka përdor opozitën si ndihmëse ortopedike dhe kërkoi që ky të jetë takimi i fundit kushtuar temave që i hap Qeveria.

Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe lokale nuk do të ketë votim elektronik, është dakorduar në takimin e sotëm të liderëve të katër partive më të mëdha parlamentare, që me iniciativë të kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskit u mbajt në Klubin e deputetëve. Liderët partiakë si datë më të mirë për mbajtjen e zgjedhjeve e kanë theksuar 22 marsin.

Në takim morën pjesë edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, u.d. lider i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, si edhe ministrat e Drejtësisë, Mihajllo Manevski dhe i Shoqërisë Informatike Ivo Ivanovski.

Kryeministri Gruevski pas takimit deklaroi se kundër vendosjes së votimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme ishin Lidhja Social-demokrate të cilët menduan se nuk ka kohë të mjaftueshme deri në zgjedhjet të vendoset ky lloj votimi si edhe ajo që në disa vende ku ka pasur votim elektronik gjatë zgjedhjeve janë paraqitur probleme të caktuara.

“Ne e pranuam sugjerimin e LSDM-së dhe zgjedhjet e ardhshme lokale dhe presidenciale do të jenë pa votim elektronik, ndërsa këtë mënyrë do ta shqyrtojmë në disa cikle të ardhshme zgjedhore për shkak se partia më e madhe opozitare ishte kundër”, tha Gruevski dhe shtoi se liderët e katër partive më të mëdha si datë më të mirë për mbajtjen e zgjedhjeve e kanë theksuar 22 marsin.

Ai theksoi se kompetencën për shpalljen e zgjedhjeve e ka kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski dhe se nga ai varet se kur do të shpallen zgjedhjet.

Gruevski informoi se në takimin e sotëm është dakorduar që së shpejti të formohet Komisioni për lustrim i cili do të ketë ndryshime në udhëheqësi në çdo gjashtë muaj.

“Është dakorduar që në ndërrimin e parë kryetari i Komisionit të jetë nga opozita, ndërsa për shkak që LSDM-ja dhe PDSH-ja akoma janë dyke u menduar se nga cila parti të jetë kryetari i parë presim që javën e ardhshme të na informojnë kush do të jetë kryetar”, tha Gruevski, duke theksuar se së shpejti Komisioni do të fillojë me punë.

Ai theksoi se Qeveria edhe pse nuk është e obliguar, do ta ndërpresë fushatën nëpër mediat menjëherë sa të shpallen zgjedhjet.

“Do të jetë e domosdoshme mbajtja e disa takimeve të liderëve që të sigurohen zgjedhje korrekte dhe demokratike që të tejkalohen dallimet mes partive shqiptare”, deklaroi u.d. kryetar i LSDM-së Zoran Zaev.

Sipas tij, shkaku për këtë janë qëndrimet e parashtruara politike të liderëve të dy partive shqiptare BDI-së dhe PDSH-së dhe konfrontimet e tyre lidhur me kontestet gjyqësore kundër anëtarëve të partive për incidentet e fundit në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare që u mbajtën më 1 qershor të vitit të kaluar.

“Nëse dëshirojmë që zgjedhjet të kalojnë të qeta dhe këtë ta verifikojë edhe bashkësia ndërkombëtare na mbetet të mbajmë takime deri në zgjedhjet presidenciale dhe lokale që të rregullohen qëndrimet mes partive shqiptare”, tha Zaev.

Ai pohoi se, siç tha, opozita e takimeve të liderëve quhet si zbukurim, në këtë takim janë parashtruar dy çështje të rëndësishme në kërkesë të opozitës dhe është vendosur që së shpejti të formohet Komisioni i lustracionit, si dhe Qeveria t’i ndërpresë të gjitha fushatat dhe klipet pas shpalljes së zgjedhjeve nga ana e kryetarit të Kuvendit Veljanoski.

“Arritëm marrëveshje vetëm për dy punë – zgjedhjet të jenë më 22 mars dhe presidenti i parë i Komisionit për lustrim të jetë nga Partia Demokratike Shqiptare”, deklaroi lideri i kësaj partie Menduh Thaçi.

Për Thaçin takimi ka qenë i suksesshëm. Ai tha se Qeveria gjithmonë kur ka pasur probleme e ka përdor opozitën si ndihmëse ortopedike dhe kërkoi që ky të jetë takimi i fundit kushtuar temave që i hap Qeveria.

“Kalon koha e tolerancës sonë. Kjo Qeveri bën tre gabime të mëdha. E shkel Ligjin e amnistisë, nuk e realizon Marrëveshjen e Ohrit dhe në mënyrë të vetëdijshme i bllokon proceset integruese. Politika e këtillë është shqetësuese për qytetarët”, theksoi lideri i PDSH-së Menduh Thaçi.

Nënkryetari i BDI-së Xhevat Ademi ka vlerësuar se në takimin e sotëm ishte arritur përparim i dukshëm dhe për këtë shkak, siç tha, “zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe lokale do të jenë të qeta me të cilat do të tejkalohet problemi i zgjedhjeve të parakohëshme paralamentare me të cilat Maqedonia kishte dëm të madh”.

Ademi shtoi se në takim është parashtruar edhe një çështje shumë e rëndësishme dhe u arrit marrëveshja që së shpejti të funksionojë Komisioni i lustracionit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *