Home / Lajme / Botë / Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës arriti mbi 900 persona

Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës arriti mbi 900 persona

Numri i viktimave arriti në 905 persona, pasi që në mëngjesin e ditës së sotme u vranë edhe 15 palestinezë. Në mesin e të vdekurve ka 277 fëmijë, 95 gra dhe 92 pleq”, konfirmoi Hasanein

Mbi 900 persona arriti numri i të vdekurve që nga fillimi i ofensivës izraelite në Rripin e Gazës më 27 dhjetor, kumtoi udhëheqësi i shërbimit për ndihmë speciale në territorin palestinez Muavija Hasenenin.
“Numri i viktimave arriti në 905 persona, pasi që në mëngjesin e ditës së sotme u vranë edhe 15 palestinezë. Në mesin e të vdekurve ka 277 fëmijë, 95 gra dhe 92 pleq”, konfirmoi Hasanein.
Ai shtoi se më shumë se 3.950 palestinezë janë plagosur në sulmet izraelite
Gjatë natës së kalaur aviacioni izraelit ka sulmuar 12 caqe në Rripin e Gazës, që është numri më i vogël i operacioneve kundër Hamasit gjatë 17 ditëve, kumtoi zëdhënësi i armatës izraelite.
Aviacioni ka sulmuar “depo të armëve në shtëpitë e aktivistëve të Hamasit, tunele për kontrabandë dhe armatim të militantëve”.
Nata e tretë me rradhë asnjë raketë nuk është hedhur nga Rripi i Gazës drejt territorit izraelit, tha zëdhënësi.
Nga fillimi i operacionit më 27 dhjetor aviacioni ka ndërmarrë rreth 40 sulme nate në Rripin e Gazës
Venezuela ka dërguar 12,5 tonë ndihmë humanitare për popullatën në Rripin e Gazës, njoftoi Frans pres.
Aeroplani Herkules C-130 i forcave të armatosura venezuele, i ngarkuar me medikamente dhe materiale mjekësore, udhëtoi dje për në Kajro, prej ku dërgesa do të transportohet nëpër tokë deri në Rripin e Gazës.
“Llogarisin në mbështetjen e Qeverisë egjiptiane dhe të KB-së, që kjo ndihmë të mbërrijë deri te populli palestinez”, deklaroi presidenti Hugo Çavez gjatë fjalimit javor televiziv “Alo, president”.
Çavezi, i cili sërish e akuzoi Izraelin se “kryen holokaust ndaj popullit palestinez”, njoftoi se Qeveria e Venezuelës këtë javë do të dërgojë edhe një aeroplan me 80 tonë ushqim.
Më 6 janar Venezuela e dëboi ambasadorin e Izraelit në Karakas, në shenjë solidariteti me popullin palestinez dhe e akuzoi SHBA-në se qëndron pas “gjenocidit” dhe “ndërhyrjes” së armatës izraelite në Rripin e Gazës.
Mbi 900 persona deri më tani e kanë humbur jetën në Rripin e Gazës nga fillimi i ofensivës ushtarake izraelite më 27 dhjetor, përkujton Frans pres.
Televizioni shtetëror iranian mbrëmë kumtoi se Qeveria planifikon të vendos sanksione për secilën kompani, që tregton me Izraelin, transmetojnë mediat amerikane.
Qeveria e Teheranit e miratoi Propozim – ligjin përkatës, që duhet të ratifikohet nga parlamenti, informoi televizioni iranian, pa dhënë më shumë detaje.
Më 6 janar autoritetet iraniane kanë dhënë urdhër, me të cilin çdo kampanie botërore t’i ndalohet të punojnë me Iranin nëse ka pjesë, në pronësi të izraelitëve.
Këto veprime të Teheranit vlerësohen si përkrahje të lëvizjes islamiste Hamas – aleat i Iranit, i cili momentalisht gjendet nën ofensivën luftarake izraelite në Rripin e Gazës

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *