Home / Lajme / Maqedoni / Nxënësit do të marrin leje këmbësorike

Nxënësit do të marrin leje këmbësorike

Sipas Lupço Stavrevskit, sekretar i KRSKRR, patrullat e komunikacionit do t’u shkruajnë pika negative në lejet këmbësorike të nxënësve për mosrespektimin e rregullave të komunikacionit. Poenat negative çdo muaj do t’i analizojnë mësuesit dhe do ta dijnë në çka të kushtojnë vëmendje në edukimin e sigurisë në komunikacion, tha Stavreski në konferencën e sotme për shtyp.

Ajlin Kadriu
Shkup, 27 janar – Ndarja e lejeve këmbësorike për nxënës në klasat e para të shkollave fillore, aktivimi i patrullave të komunikacionit nga nxënësit më të rritur dhe përgatitja e abetareve të komunikacionit dhe doracakëve për kuadrin arsimor, janë pjesë e aktiviteteve që planifikon t’i zbatojë Këshilli republikan për siguri në komunikacionin e rrugëve.

Sipas Lupço Stavrevskit, sekretar i KRSKRR, patrullat e komunikacionit do t’u shkruajnë pika negative në lejet këmbësorike të nxënësve për mosrespektimin e rregullave të komunikacionit. Poenat negative çdo muaj do t’i analizojnë mësuesit dhe do ta dijnë në çka të kushtojnë vëmendje në edukimin e sigurisë në komunikacion, tha Stavreski në konferencën e sotme për shtyp.

Si pjesë e aktiviteteve të përhershme për ngritjen e kulturës së komunikacionit te fëmijët dhe për përmirësimin e nivelit të respektimit të rregullave të komunikacionit, KRSKRR-ja tradicionalisht do të organizojë Kuiz shtetëror “Sa e njeh komunikacionin”, i cili do të mbahet nga 6 deri 8 shkurt në Kërçovë.

Toni Petreski, kryetar i bordit organizativ të garës, sqaroi se kuizi përbëhet në përgjigje të pyetjeve nga sfera e sigurisë në komunikacion. Pjesëmarrësit e kuizit tashmë kanë garuar në gara shkollore komunale dhe rajonale. Nga fituesit janë formuar 12 ekipe nga tetë rajone. Nga rajoni i Shkupit do të marrin pjesë tre ekipe, nga i Tetovës dhe i Manastirit nga dy, dhe nga një ekip nga rajoni i Ohrit, Velesit, Kumanovës, Shtipit dhe Strumicës.

Sipas zëdhënësit të KRSKRR-së Toshe Janev, për përmirësimin e sigurisë në disa rrugë vitale në qytet, KRSKRR-ja vitin e kaluar qytetin të Shkupit i ka donuar 5.200.000 denarë. Janë vendosur sisteme sinjale paralajmëruese në kalimet këmbësorike dhe radarë në rrugën “Përvomajska” në Komunën e Karshiakës dhe 20 sinjale paralajmëruese për persona me shikim të dobët dhe të verbër. Nën organizim të Këshillit, vitin e kaluar 25.000 nxënës kanë vizituar 70 shfaqe teatrale, 50 në gjuhën maqedone dhe 20 në gjuhën shqipe

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *