Home / Lajme / Botë / Ofensiva ushtarake në Rripin e Gazës nuk merr fund

Ofensiva ushtarake në Rripin e Gazës nuk merr fund

Në luftën kundër Hamasit radikal islamik, Izraeli ka ritheksuar vendosmërinë e vet për ta ndalur me mjete ushtarake goditjen e vazhdueshme me raketa të vendbanimeve në Izrael.

Qeveria izraelite iu përgjigj përsëri me refuzim kërkesave për armëpushim. Gjatë natës së kaluar dhe sot në mëngjes avionë luftarakë sulmuan pozicione të supozuara dhe depo të Hamasit si dhe një xhami në Xhabalija.

Faltorja mendohet të ketë shërbyer si depo armësh dhe si strehim për ekstremistët. Që prej fillimit të aksioneve ushtarake para pothuajse një jave, sipas të dhënave palestineze, janë vrarë më shumë se 400 vetë, ndër ta të enjten edhe një udhëheqës i Hamasit me gjithë familjen e tij. Ndërkaq po shtohen shenjat për një ofensivë të afërt me trupa tokësore

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *