Home / Lajme / Maqedoni / Pdsh akuzoi BDI-ne per mashtrim te opinionit me shifra

Pdsh akuzoi BDI-ne per mashtrim te opinionit me shifra

Zëdhënësi i PDSH-së mohon deklaratat e zëvendëskryeministrit Ademi se gjatë 6 muajve të qeverisjes së tyre janë punësuar 1.000 shqiptarë. “Kërkojmë të na i sigurojë emrat dhe institucionet ku si pas tyre janë punësuar këta shqiptarët. Përderisa i presim të na i sigurojë këta të dhëna i përkujtojmë për premtimin e dhënë para qytetarëve shqiptarë se për 4 vjet do të punësojnë 100.000 shqiptarë.”, shtoi zëdhënësi Memishi

PDSH-ja ka reaguar ndaj deklaratave të zv.kryeministrit Abdylaqim Ademit se 95% e MO-së tanimë është realizuar. Sipas PDSH-së BDI-ja po manipulon me qytetarët shqiptarë. Zëdhënsi i PDSH-së Sheval Memishi tha se rritja e përfaqësimit të shqiptarëve nëpër institucionet e sistemit, është arritur në 18 muaj të qeverisjes së PDSH-së. Ai tha se në këtë periudhë është bërë punëismi I mëse 3000 shqiptarëve.
“I vetmi parametër për atë se sa punësime të shqiptarëve janë realizuar në periudhën e qeverisjes së PDSH-së, për BDI-në janë numri i shqiptarëve të cilët për çdo ditë i largojnë nga puna e ky numër arin shifrën shqetësuese prej 500 shqiptarëve të cilët BDI i ka larguar nga puna vetëm për 6 muaj”, tha zëdhënës i PDSH-së, Sheval Memishi.
Akuzat e PDSH-së, zv/kryeministri Ademi i quajti të pabaza. Ai madje tha se gjatë qeverisjes së PDSH-së është ulur përqindja e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore.
“Në vitin 2006 kur ne u larguam nga pushteti përfaqësimi i shqiptarëve ka qenë 17% kurse kur erdhëm në pushte në vitin 2008 ka qenë 16% që do të thotë se ka shënuar ulje për 1%. PDSH-ja për fatin e mirë të shqiptarëve ka qenë në pushtet vetëm 18 muaj ndërsa në vitin 2007 ata kanë arritur të punësojnë vetëm 415 punëtorë shqiptarë në administratën shtetërore unë këtu e kam edhe numrin se në cilin insitucione ata janë punësuar.”, pohon zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi.

Zëdhënësi i PDSH-së mohon deklaratat e zëvendëskryeministrit Ademi se gjatë 6 muajve të qeverisjes së tyre janë punësuar 1.000 shqiptarë. “Kërkojmë të na i sigurojë emrat dhe institucionet ku si pas tyre janë punësuar këta shqiptarët. Përderisa i presim të na i sigurojë këta të dhëna i përkujtojmë për premtimin e dhënë para qytetarëve shqiptarë se për 4 vjet do të punësojnë 100.000 shqiptarë.”, shtoi zëdhënësi Memishi.

Zv. Kryeministri Ademi nga ana tjetër tha se me ardhjen e BDI-së në pushtet janë hapur 3 konkurse me përfaërsisht 900 administratorë të rinjë. Konkursi i parë ka përfunduar dhe më 26 janar të pranuarit në punë do t’i marrin vendimet. Konkursi i dytë do të përfundojë shumë shpejt sepse procedurat janë në rjedhë e sipër kurse konkursi i tretë është ende i hapur dhe pasi të përfundojnë procedurat sigurisht që edhe do të pranohen shumë shqiptarë të rinj, ka pohuar zv/kryeministri Adbylaqm Ademi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *