Home / Lajme / Maqedoni / PDSH akzuon strukturat e komunës së Tetovës

PDSH akzuon strukturat e komunës së Tetovës

Pyesim publikisht se pse komuna e Tetovës miraton plane detale urbanistike vetë, për të realizuar intersat partiake siç është kisha e mnuk miraton plane miraton plane për të realizuar objekte kapitale në interes të qytetarëve të Tetovës, siç janë Xhamia në qendër të tetovës, biblioteka pishina etj”, ka thënë para mendiave Palloshi.

Urim Hasipi

Tetovë, 27 janar-Partia Demokratike Shqiptare edhe një herë ka shfaqur habinë për mospublikimin e miratimit të planit detal urbanisitik për ndërtimin e kishës në Tetovë në një sipërfaqe prej 3000 metra katrorë.

Sipas Skender Palloshit nga departamenti I Urbanizmit pranë PDSH-së, komuna ende nuk ka dalë me qëndrim se nuk jep leje për ndërtimin e Bibliotekës së qytetit, pishinës me përmasa olimpike etj.

”Pyesim publikisht se pse komuna e Tetovës miraton plane detale urbanistike vetë, për të realizuar intersat partiake siç është kisha e mnuk miraton plane miraton plane për të realizuar objekte kapitale në interes të qytetarëve të Tetovës, siç janë Xhamia në qendër të Tetovës, biblioteka pishina etj”, ka thënë para mendiave Palloshi.

Sipas tij, heshtja e tyre tregon se leja e dhënë për kishën e Tetovës është dhënë si pjesë e pazareve të ulëta politike me partnerin e koalicionit.”Qytetarët e Tetovës, nuk mund të lejojnë që një grup njerëzish krejtësisht të koruptuar pa aftësi emnaxhuese dhe që nuk kanë kurrëfarë kredibiliteti të vendosin për fatin e gjithë qytetarëve të Tetovës, duke nënçmuar dhe përbuzur vetëm e vetëm që të ruajnë postet e tyre të cilat I ushtrojnë pa meritë”, tha Palloshi.

PDSH-ja ka apeluar deri te OJQ-të, Bashkësia Fetare Islame, studentët, dhe intelektualët që bashkërisht të ngrenë zërin e protestës kundër këtyre dukurive anti shqiptare dhe anti fetare që ndodhin në komunën e Tetovës

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *