Home / Lajme / Maqedoni / PDSH shpall kandidatët për kryetarë komunash në Gostivar, Saraj e Haraçinë

PDSH shpall kandidatët për kryetarë komunash në Gostivar, Saraj e Haraçinë

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi tha se edhe pse kryesia qendrore e PDSH-së ka marrë vendimin për zgjedhjet presidenciale, vendimin përfundimtar do ta bëjë të ditur vet ai duke u bazuar në situatën politike parazgjedhore në vend.

PDSH-ja ka publikuar emrat e tre kandidatëve në garën për kryetarë komunash, si dhe platformën për zgjedhjet lokale të 22 marsit.

Në mbledhjen e mbrëmshme të degës së PDSH-së në Gostivar, Gazmend Aliu është caktuar kandidat për kryetar i komunës së Gostivarit, në Saraj PDSH-ja caktoi Fari Rexhepin, për kryetar i komunës së Haraçinës është caktuar Fikri Bilalli, në Bogovinë Zemri Hasani dhe më herët kandidat për kryetar të komunës së Strugës ishte caktuar Mendi Qyra.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi tha se edhe pse kryesia qendrore e PDSH-së ka marrë vendimin për zgjedhjet presidenciale, vendimin përfundimtar do ta bëjë të ditur vet ai duke u bazuar në situatën politike parazgjedhore në vend.

“Ne kemi marrë vendim si kryesi e partisë, me insistim të kryesisë së partisë ai vendim të ekzekutohet, megjithatë arritëm në mirëkuptim që atë vendim ta mbajë unë të konvertuar, edhe normalisht edhe me statut e kam drejtën e vetos për ta aktivizuar edhe për ta ndal. Kjo është situatë komike, del BDI ta përkrah VMRO-në, dhe VMRO-ja në pushtet lokal të përkrah BDI-në… Imeri me Hysninë, shumë qesharake është, i ka kapur panika, edhe unë do të vazhdoj ti mbajë në panik.

Do të shohim se si do të zhvillohet situata përpara në raundin e parë, çfarë përcaktimesh politike do të kenë ata kandidatë, sa do të jenë të gatshëm të bisedojnë nëse kanë dëshirë ta marrin mbështetjen tonë për platformën dhe përcaktimet tona”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *