Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Komuna e Tetovës pengoi projektet kapitale

PDSH:Komuna e Tetovës pengoi projektet kapitale

Ndoshta Komunës së Tetovës i pengojnë projektet e PDSH-së dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Për PDSH-në është absurde që Komuna e Tetovës jep leje ndërtimi për një kishë dhe nuk lejon ndërtimin e Xhamisë në Qendër të Qytetit, nuk lejon ndërtimin e Bibliotekës, nuk lejon ndërtimin e Sallave Sportive, pra nuk lejon asgjë që ka të bëjë me shqiptarët Pyesim publikisht krerët e Komunës së Tetovës dhe BDI-në, nëse një e mirë publike siç është pishina e prishka planin urbanistik, përse një kishë nuk e prish atë plan”, tha Skender Palloshi

Dhënia e lejes për ndërtim të Kishës ortodokse në Tetovë, nga ana e autoriteteve të komunës së Tetovës ka qenë shkaku I reagimit të Partisë Demokratike Shqiptare përmes kryetarit të komisionit për transport dhe urbanizëm Skender Palloshi, I cili ka fajësuar komunën e Tetovës se ka penguar projekte kapitale për qytetin e Tetovës në kohën kur PDSH-ja ishte pjesë e ekezekutivit.Sipas Palloshit, në atë kohë komuna e Tetovës nuk ka dhënë leje për ndërtimin e pishinës Olimpike pikërisht në vendin ku sot është dhënë leje për kishë me arsyetim se prishet plani detal urbanistik.“Që ironia të jetë më e madhe Komuna e Tetovës ju jep leje një grup njerëzish të cilët iniciojnë ndërtimin e një kishe në afërsi të Qendrës Sportive me një sipërfaqe prej 3.000 metra katror. Po ashtu më pak se para një viti me iniciativë të PDSH-së bëhet kërkesë deri tek Komuna e Tetovës që në këtë vend të ndërtohet një pishinë me përmasa olimpike, por përgjigja e Komunës si çdo herë ishte negative, gjoja se prishet plani detal urbanistik. Ndoshta Komunës së Tetovës i pengojnë projektet e PDSH-së dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Për PDSH-në është absurde që Komuna e Tetovës jep leje ndërtimi për një kishë dhe nuk lejon ndërtimin e Xhamisë në Qendër të Qytetit, nuk lejon ndërtimin e Bibliotekës, nuk lejon ndërtimin e Sallave Sportive, pra nuk lejon asgjë që ka të bëjë me shqiptarët Pyesim publikisht krerët e Komunës së Tetovës dhe BDI-në, nëse një e mirë publike siç është pishina e prishka planin urbanistik, përse një kishë nuk e prish atë plan”, tha Skender Palloshi, I cili edhe shpalosi para gazetarëve projektet ideore të xhamisë së Çarshisë apo Tupan Xhamisë në qendër dhe bibiliotekës së Tetovës.Ai para gazetarëve theksoi se pikërisht për këta dy projekte qeveria kishte ndarë mjete nga buxheti I saj.”Apelojmë deri te të gjithë organizatave joqeveritare, Bashkësisë Fetare Islame, Unioneve të Studentëve, intelektualëve dhe të gjithë qytetarëve që të ngrejnë zërin e protestës ndaj këtyre veprimeve anti kombëtare, anti fetare dhe anti shoqërore. PDSH-ja nuk kërkon nga Komuna e Tetovës që këtij grupi iniciues mos t’ju jepet leja e ndërtimit, por kërkon që leje ndërtimi të marrin edhe Xhamia në Qendër të Tetovës, Bibliotekes se qytetit dhe të gjitha projektet të cilat janë në favor të shoqërisë shqiptare”, deklaroi në takimin me gaazetarë Palloshi, I cili theksoi se nuk është kundër ndërtimit të objekteve fetare por në të njejtën kohë të mos anashkalohen edhe projektet kapitale për shqiptarët

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *