Home / Lajme / Botë / Piloti hero:Shpeton 151 pasagjere

Piloti hero:Shpeton 151 pasagjere

Për pak minuta mbi njëqind anije shpëtimi arritën në vendin e ngjarjes,udhëtarët shpëtuan duke dalur nga dyert e emergjencës dhe mbi krahët e aeroplanit derisa arriti anija e parë për ti marrur pasagjerët me fat të madh. Kjo ngjarje konsiderohet si një ngjarje e mrekullueshme, ku piloti shihet dhe do të jetë si një hero, i cili u ul në lumin Hudson për t’i shpëtuar udhëtarët

Senatori amerikan Charles Shumaher e konsideroi pilotin si një hero i vërtetë që diti të menaxhojë këtë situatë. Një njësitë i posaçëm shpëtimi është nisur nga Uashington për të hulmtuar dhe hetuar motivet e kësaj fatkeqësie. Vetëm tre veta janë shtrirë në spitalin St. Vincent, ndërsa të tjerët janë mirë me shëndet.

Mbrëmë, në Manhetem, konkretisht në lumin e këtij shteti, u rrëzua duke u ngritur në ajër aeroplani i kompanisë Us Airwais, ku në bord kishte 146 pasagjerë dhe pesë anëtarët e bordit të pilotëve. Shkak i rrëzimit ishte një grup pulëbardhash që gjendeshin në këtë lumë. Aeroplani kishte destinacionin nga LaGuardia NY në drejtim të Charlote të Kalifornisë.

Për pak minuta mbi njëqind anije shpëtimi arritën në vendin e ngjarjes,udhëtarët shpëtuan duke dalur nga dyert e emergjencës dhe mbi krahët e aeroplanit derisa arriti anija e parë për ti marrur pasagjerët me fat të madh. Kjo ngjarje konsiderohet si një ngjarje e mrekullueshme, ku piloti shihet dhe do të jetë si një hero, i cili u ul në lumin Hudson për t’i shpëtuar udhëtarët.

Aeroplani për fat edhe pse u përplas në ujë nuk eksplodoi. Aeroplani, i kësaj kompanie nga nisja në ajër qëndroi vetëm 6 minuta dhe menjëherë u rrëzua në ujë, pasi dy motorat iu bllokuan nga pulëbardhat. Fati i mirë ishte që aeroplani nuk u fundos menjëherë dhe udhëtarët kishin mundësi të dilnin nga dyert e emergjencës.

FBI thotë se nuk ka kurrfarë indikacioni se ky rast mund të konsiderohet si akt terrorist, na njofton gazetari nga Nju Jorku enkas për INA, Qazim Doda, i cili është edhe duke e përcjellur për së afërmi këtë fat të madh dhe kjo ditë është historike për Amerikën, pasi shpëtuan 146 persona.

Siç bëhet e ditur nga bashkëpunëtori ynë, të gjithë udhëtarët po trajtohen për trauma dhe hypothermia. Gjithsej në bord ishin 151, pesë nga ekipi i aeroplanit dhe të tjerët udhëtarë. Vetëm tre veta janë shtrirë në spitalin St. Vincent, ndërsa të tjerët janë mirë me shëndet. Për më shumë dhe më detajisht, do njoftohemi në orët në vazhdim.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *