Home / Lajme / Maqedoni / Protesta para qeverisë

Protesta para qeverisë

Sinani thotë se kërkohet ndalimi i përndjekjes së ish-ushtarëve të UÇK-së dhe lirimi i shqiptarëve të pafajshëm, e jo i kriminelëve siç preferojnë të shprehen disa liderët të partive politike shqiptare

Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Lirit e Njeriut (FNDLNJ) në Maqedoni këtyre ditëve do të mbajë një protestë para Qeverisë së Maqedonisë për të kërkuar lirimin e të burgosurve shqiptarë dhe parandalimin e aksioneve policore ndaj familjeve shqiptare.

Sipas kryetarit të organizatës gjermane FNDLNJ-së, me përfaqësinë në Maqedoni, Idriz Sinani protesta gjithashtu ka për qëllim t`i thotë ndal aksioneve policore dhe bastisjeve ndaj familjeve shqiptare si dhe proceseve të montuara gjyqësore për shqiptarët.

Sinani thotë se kërkohet ndalimi i përndjekjes së ish-ushtarëve të UÇK-së dhe lirimi i shqiptarëve të pafajshëm, e jo i kriminelëve siç preferojnë të shprehen disa liderët të partive politike shqiptare.

“Ali Ahmeti në fjalimin e tij të fundit theksoi se kriminelët do të përgjigjen para drejtësisë. Edhe ne nuk jemi për ti mbrojtur kriminelët, por ata që janë dënuar pa faj dhe po kalben nëpër burgjet e Maqedonisë. Kurse ata që vërtet kanë dosje kriminale duhet të përgjigjen para drejtësisë”, theksoi Sinani.

Ai thotë se protesta ka për qëllim ti thotë stop dhunës dhe terrorit sllavomaqedonas ndaj shqiptarëve i cili zhvillohet për dekada të tëra në këtë shtet.

Kreu i këtij forumi ndërkombëtar theksoi se ka mbështetjen edhe të Ambasadave të huaja në Maqedoni, si ajo e SHBA-ve, BE-së, Gjermanisë si dhe organizatave ndërkombëtare, UNESCO, UNHCR, Komitetit të Helsinkit etj. Protestës do t’i bashkëngjiten edhe familjarët e të burgosurve të Sopotit, Vaksincës, Brodecit, Bit Pazarit, Unioni i Studentëve të USHT-së dhe organizata tjera

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *