Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët e Maqedonisë shpresojne për anëtarësimin në BE

Qytetarët e Maqedonisë shpresojne për anëtarësimin në BE

Numri i të anketuarve në vendet që kanë pasqyrë pozitive për Bashkimin Evropian gjithashtu ka rënë nga 67 në 60 për qind. Prapë se prapë, siç theksohet në kumtesën e Zyrës së Misionit të BE-së në Shkup, vendi mbetet në majën e listës së shteteve qytetarët e të cilës kanë ndenja pozitive për BE-në.

Mbi 74 për qind e qytetarëve të Maqedonisë presin përfitime nga anëtarësimi i vendit në Bashkim Evropian, theksohet në hulumtimin e mendimit publik Standard Eurobarometër që realizohet dy herë në vit

Në Maqedoni për dallim nga viti i kaluar është ulur për 8 për qind numri i anketuesve që kanë pritur përfitime nga anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian. Ndërsa në dy shtetet ke statusin e kandidatit Kroacinë dhe Turqinë shifra e anketuesve ka rënë më pak se 50 për qind.

Numri i të anketuarve në vendet që kanë pasqyrë pozitive për Bashkimin Evropian gjithashtu ka rënë nga 67 në 60 për qind. Prapë se prapë, siç theksohet në kumtesën e Zyrës së Misionit të BE-së në Shkup, vendi mbetet në majën e listës së shteteve qytetarët e të cilës kanë ndenja pozitive për BE-në.

Ky hulumtim i Eurobarometrit është realizuar në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe në tre shtetet kandidate Maqedonia, Turqia dhe Kroacia, si dhe në pjesën e Qipros që është në udhëheqjen e Turqisë, në periudhën 6 tetor-6 nëntor 2008. Gjithsejtë janë intervistuar 30.130 të anketuar, prej të cilëve 1.009 në Republikën e Maqedonisë. Mbështetja për zgjerimin e mëtutjeshëm të B E-së në vendet anëtare është zvogëluar prej 47 për qind në 44, kurse numri i të anketuarve që kundërshtojnë zgjerimin është rritur prej 39 në 43 për qind.

Besueshmëria e publikut vendor për institucionet ndërkombëtare bie, por edhe më tej është më e madhe se ajo në institucionet vendore. Partitë politike janë në fund të listës së besueshmërisë në të gjitha vendet të përfshira në hulumtimin e Eurobarometrit.

Opinioni në Maqedoni vlerëson se papunësia dhe gjendja ekonomike janë problemet më të mëdha në vend. Rreth 43 për qind e qytetarëve kanë vlerësuar se vendi është duke lëvizur në drejtimin e duhur . Përqindja e atyre qytetarëve në vend që besojnë se BE është duke lëvizur në drejtimin e duhur është më i ulët dhe shënohet rënie nga 65 në 52 për qind. Mbi 59 për qind e të anketuarve vlerësojnë s e të rinjtë e Maqedonisë do të kishin jetë më të mirë nëse do të emigronin në një shtet tjetër të BE-së. Në numër më i vogël i të anketuarve në Turqi dhe Kroaci vlerësojnë se të rinjtë do të kenë jetë më të mirë në ndonjë nga 27 vendet e BE-së (37 për qind në Turqi dhe 34 në Kroaci).
U.H

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *