Home / Lajme / Maqedoni / Reshje të reja të shiut

Reshje të reja të shiut

Në më shumë vende sasia pritet të jetë më e madhe se 30 litra në metër katror, ndërsa do të fryejë erë e lehtë jugore dhe juglindore.Ftohje dhe reshje të dobëta lokale të shiut dhe të borës priten nga e mërkura pasdite.

Shkup, 26 janar-Nën ndikimin e aktivitetit të ciklonit në Mesdhe gjatë ditës së nesërme valë e lagësht do të shkaktojë reshje të reja të shiut në tërë territorin.

Në më shumë vende sasia pritet të jetë më e madhe se 30 litra në metër katror, ndërsa do të fryejë erë e lehtë jugore dhe juglindore.Ftohje dhe reshje të dobëta lokale të shiut dhe të borës priten nga e mërkura pasdite.

Drejtoria për punë hidrometeorologjike sot njoftoi se shkrirja e borës dhe reshjet e shiut gjatë disa ditëve të fundit kushtëzuan rritje të nivelit të të gjitha lumejve në Maqedoni.

Me këtë rast, në disa rajone janë regjistruar derdhje lokale të ujit nga shtretërit lumorë.
Duke marrë parasysh parashikimet e motit dhe reshjet e mundshme më intensive të shiut gjatë ditës së djeshme, është e mundur paraqitja e sërishme e derdhjes së ujit nga shtretërit lumorë, si në rajonet malore ashtu edhe në disa rajone të rrafshta, posaçërisht në derdhjen e lumejve Cërna dhe Treskë, si dhe në derdhjen e lumit Strumicë. (U.H)

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *