Home / Lajme / Maqedoni / Reshje të vazhdueshme të borës, bllokohen disa vendbanime

Reshje të vazhdueshme të borës, bllokohen disa vendbanime

Në disa lagje të Tetovës për shkak të borës së madhe janë bllokuar disa vetura nëpër rrugica, gjë që pamundësojnë edhe lëvizjen e veturave të ndihmës së shpejtë. Ndërkaq në periudhën prej 1 deri më 4 janar në territorin e shtetit janë regjistruar gjithsej 183 aksidente automobilistike, kumtoi MPB-ja.

Përderisa rrugët regjionale janë të pastruara mir nga ana e ndrëmarjes publike makedonija pat, rrugët lokale që janë në kompetencë të pushtetit lokal kësaj radhe ngelen ende të papastruara gjë që vështirson lëviozjne e automjeteve nëpër rrugët e tetovës dhe në mënyrë drastike janë zvogëluar vendet e parkimit për shkak të borës së madhe. Në disa lagje të Tetovës për shkak të borës së madhe janë bllokuar disa vetura nëpër rrugica, gjë që pamundësojnë edhe lëvizjen e veturave të ndihmës së shpejtë. Ndërkaq në periudhën prej 1 deri më 4 janar në territorin e shtetit janë regjistruar gjithsej 183 aksidente automobilistike, kumtoi MPB-ja. Prej tyre, dy janë me pasoja të rënda, në të cilat dy persona kanë marrë plagë të rënda trupore. Në 17 aksidente automobilistike 24 persona kanë marrë plagë trupore, ndërsa në 164 aksidentet e tjera ka pasur vetëm dëme materiale, kryesisht me vlerë më të vogël. Nga Qendra e dispeçerëve të “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se gjatë natës vazhdimisht është intervenuar, janë hedhur sasi së mjaftueshme të kripës, ndërsa i tërë mekanizmi ka dalë në terren. Është intervenuar me 140 kamionë të pajisur me plug dhe kriposje, si dhe me mekanizma të tjerë, ndërsa disa prej tyre janë tërhequr për shkak se nuk ka reshje të reja të dëborës. Shtresa e borës në vend është prej 63 centimetra në Kodrën e Diellit, 52 centimetra në Mavrovë, 49 në Lazaropole, 30 në Dibër, 26 në Krushevë, 25 në Ohër, 19 centimetra në Shtip, 18 në Shkup, Kriva Palankë dhe Manastir, 17 në Berovë, Strumicë dhe Vinicë, 15 në Demir Kapi, 12 në Prilep dhe 4 centimetra është shtresa e borës në Gjevgjeli.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *