Home / Lajme / Rajon / Riker: Idetë për ndarje të Kosovës të pabaza

Riker: Idetë për ndarje të Kosovës të pabaza

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Filip Riker, deklaroi se se administrata amerikane është thellë e angazhuar për stabilizmin e Ballkanit dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian.

Ndërsa, sa i përkët Kosovës, ambasadori Riker tha për Evropën e Lirë se SHBA-të nuk besojnë dhe i vlerësojnë të pabaza njoftimet për ndarje të Kosovës, apo për probleme në procesin e konsolidimit të misionit të Bashkimit Evropian.

“Zhvillimet në Ballkan ende nuk përfunduar, pasi qëllimi jonë është që ta shohim rajonin të integruar në Evropën e lirë dhe të sigurt. Vendosja e EULEX-it kaloi pa probleme dhe në esencë kjo ndihmon në përforcimin e Kosovës dhe të institucioneve të saj, meqë do ta bënte këtë shtet të ri të pavarur të funksionojë në një mënyrë më të mirë. Përforcimi i sundimit të së drejtës në këtë shtet do të ndihmojë edhe në stabilizimin e gjendjes, andaj edhe EULEX-i është atje”.

“Megjithatë, ka vlerësime se vendosja e EULEX-it do të çojë në ndarje apo do të hasë në vështërësi, por pikëpamjet e tilla nuk kanë kurrfarë baze. SHBA-të mbeten të angazhuara si me praninë në EULEX, ashtu edhe me aktivitetet diplomatike për t’u siguruar se Kosova po ec përpara në drejtimin pozitiv”, tha ambasadori Filip Riker, duke shprehur bindjen se edhe administrata e re amerikane që do të udhëhiqet nga presidenti i zgjedhur Barack Obama, nuk do të ndryshojë kursin e politikës amerikane ndaj Ballkanit.(INA)

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *