Home / Lajme / Maqedoni / Riker:Zzgjedhjet e 22 marsit të drejta dhe demokratike.

Riker:Zzgjedhjet e 22 marsit të drejta dhe demokratike.

“Mbase sonte në këtë dhomë, është një person i ri që po sheh lajmet dhe mendon se nëse Barak Obama mund të bëhej president i SHBA-ve, unë mund të jem presidenti, apo kryeministri i Maqedonisë. Unë mund të jem një forcë uniteti, të marrë harkun e moralit dhe mund të vendos në një rreth që na përfshin të gjithëve, pa pasur parasysh etnicitetin, racën, fenë apo preferencat politike”, tha -ambasadori Filip Riker.

Edhe në Shkup, interesimi për inagurimin e presidentit të ri dhe të 44-rt të SHBA, Barak Obama ishte i madh.

Ambasadori amerikan në Maqedoni Filip Riker sonte në rezidencën e tij në Shkup organizoi një pritje për të ndjekur nga afër dhe drejtpërsëdrejti, fjalimin e inagurimit të presidentit të ri të SHBA, Barak Obama.
Ambasadori Riker e shfrytëzoi këtë ngjarje të rëndësishme për Amerikën për të dhënë një mesazh, se ashtu si Obama, dikush në Maqedoni mund të sjellë frymën e unitetit.
“Mbase sonte në këtë dhomë, është një person i ri që po sheh lajmet dhe mendon se nëse Barak Obama mund të bëhej president i SHBA-ve, unë mund të jem presidenti, apo kryeministri i Maqedonisë. Unë mund të jem një forcë uniteti, të marrë harkun e moralit dhe mund të vendos në një rreth që na përfshin të gjithëve, pa pasur parasysh etnicitetin, racën, fenë apo preferencat politike”, tha -ambasadori Filip Riker.
Riker dha një mesazh edhe për zgjedhjet lokale dhe presidenciale të marsit këtu në Maqedoni, që sipas tij duhet të jenë të drejta dhe demokratike.
“Përsa i përket zgjedhjeve tuaja në muajin mars, atyre lokale dhe presidenciale, ju qytetarët e Maqedonisë duhet të prisni zgjedhje të lira dhe zyrtarët që do të zgjidhen të përfaqësojnë interesat tuaja. Ju qytetarët e këtij vendi, meritoni një lidership të tillë”, shtoi ambasadori Riker.
Pritja e organizuar në rezidencën e ambasadorit Riker, kishte karakter privat dhe në të nuk ishin të ftuar personalitete të larta të shtetit apo përfaqësues të partive politike, përvec deputetes së LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.
Inagurimi i Obames per president eshte ndjekur online edhe ne Tetove ne kendin Amerikan.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *