Home / Lajme / Maqedoni / Rojet e galerise se arteve ne Tetove largohen nga puna

Rojet e galerise se arteve ne Tetove largohen nga puna

Kërkuam njoftim apo vendim me shkrim për arsyet e largimit nga puna, por na është thënë se nuk keni baza ligjore për vazhduar punën me kontratë në vepër dhe duhet t’u jepen vendime. Mirëpo partia shqiptare në pushtet nuk pajtohet me këtë dhe merr vendim për largimin e të punësuarve vetëm se kanë qenë anëtarë të PDSH-së dhe është urdhëruar përgjegjësi i sigurimit që të bëjë pranim-dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe çelësave të objektit”, deklaroi Selman Memeti, njëri prej tre të larguarve nga puna.

Urim HASIPI
Tetovë, 13 janar – Largohen nga puna tre punëtorë që kanë siguruar Institucionin e Galerisë së Arteve Pamore në Tetovë. Bëhet fjalë për Selman Memetin, Rahim Aziri dhe Bashkim Rizvanin. Tre të larguarit kanë qenë të punësuar me kontratë në vepër, ndërsa vendimi për mosvazhdimin u ka ardhur nga Sektori për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në kuadër të Ministrisë së Kulturës. “Kërkuam njoftim apo vendim me shkrim për arsyet e largimit nga puna, por na është thënë se nuk keni baza ligjore për vazhduar punën me kontratë në vepër dhe duhet t’u jepen vendime.

Mirëpo partia shqiptare në pushtet nuk pajtohet me këtë dhe merr vendim për largimin e të punësuarve vetëm se kanë qenë anëtarë të PDSH-së dhe është urdhëruar përgjegjësi i sigurimit që të bëjë pranim-dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe çelësave të objektit”, deklaroi Selman Memeti, njëri prej tre të larguarve nga puna. Lajmin për largimin nga puna të tre rojeve e ka konfirmuar edhe drejtori i posa emëruar i Galerisë së Arteve, Valmir Aziri.

Ai sqaron largimi i tyre është bërë me ndim të Ministrisë së Kulturës. “Duke patur parasysh se Ministri i Kulturës ka qenë shqiptar, gjatë gjithë kohës këta tre roje të punësuar janë mbajtur me kontrata në vepër dhe në asnjë moment nuk është tentuar që tu jepen vendime dhe të punësohen në mënyrë të rregullt”, thotë Aziri.

“Unë si drejtor i këtij institucioni, nuk kam të drejtë të bëj punësime me kontratë në vepër, por për një afat të shkurtë do të bëj kërkesë për një konkurs të ri duke u bazuar në sistematizimin e vendeve të punës, për të plotësuar vendet e punës për punëtorë me status të rregullt me të gjitha benefecionet që parashihen me ligjet aktuale për punëtorë”, thotë drejtori Valmir Aziri.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *