Home / Lajme / Botë / Së paku 20 viktima nga vërshimet dhe rrëshqitja e tokës në Filipine

Së paku 20 viktima nga vërshimet dhe rrëshqitja e tokës në Filipine

Autoritetet lokale dhe udhëheqësit fetarë në Mindanao, në rajonin më së shumti të goditur, kanë dërguar mesazh deri tek kryetari dhe agjencitë joqeveritare të dërgojnë ushqim, ujë të pijshëm dhe batanie për më shumë se 115.000 persona të shpërngulur.

Manilë, 15 janar – Në vërshimet dhe rrëshqitja e tokës, të cilat i shkaktuan të reshurat e mëdha njëjavore të shiut, jetën e humbën 20 persona, ndërsa janë shpërngulur 300.000 banorë nga pjesa lindore dhe jugore e Filipineve, kumtuan sot autoritetet lokale.

Vërshimet e goditën ishullin jugor Mindanao, si dhe pjesën lindore të arkipelagut të rajonit Bikol deri tek ishujt Samar dhe Lejte, tha drejtori i Agjencisë qeveritare për katastrofa, Glen Rabonza.

Rabonza deklaroi se 20 persona janë mbytur ose ngujuar në rrëshqitjen e dheut, ndërsa 63.000 familje apo diçka më shumë se 300.000 njerëz janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre për shkak kushteve të këqija kohore.

Autoritetet lokale dhe udhëheqësit fetarë në Mindanao, në rajonin më së shumti të goditur, kanë dërguar mesazh deri tek kryetari dhe agjencitë joqeveritare të dërgojnë ushqim, ujë të pijshëm dhe batanie për më shumë se 115.000 persona të shpërngulur.

“Nuk kemi ushqim të mjaftueshëm edhe përkrah donacionve, të cilat i dërgojnë grupet private dhe personat indvidualë”, tha Konstantino de Oro dhe shtoi se tepricat mund të zgjasin vetëm katër ditë.

“Çdo orë rritet numri i familjeve të goditura. Apelojmë për ndihmë”, theksoi ai.

Rrëshqitja e tokës dhe vërshimet janë dukuri e shpeshë në Filipine gjatë periudhës së shirave monsune ems majit dhe tetorit. Autoritetet kumtuan se janë të befasuar nga shirat e fuqishme dhe shumëditore gjatë kësaj periudhe të vitit.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *