Home / Lajme / Maqedoni / SHBA-të përshëndesin takimin Ahmeti-Thaçi

SHBA-të përshëndesin takimin Ahmeti-Thaçi

Mbledhja e 23 janarit midis kryetarit të BDI Ali Ahmeti dhe kryetarit të PDSH Menduh Thaçi për të rikonfirmuar rëndësinë e një gare fer dhe demokratike në zgjedhjet e ardhëshme, demonstroi një lidership, komunikim dhe bashkëpunim të admirueshëm”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve në Shkup

Urim Hasipi
Tetove, 26 janar-Ambasada e SHBA-ve në Shkup ka përshëndetur takimin e dy liderëve të partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit.

“Mbledhja e 23 janarit midis kryetarit të BDI Ali Ahmeti dhe kryetarit të PDSHMenduh Thaçi për të rikonfirmuar rëndësinë e një gare fer dhe demokratike në zgjedhjet e ardhëshme, demonstroi një lidership, komunikim dhe bashkëpunim të admirueshëm”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve në Shkup.

Në deklatarën e ambasadës së SHBA-ve theksohet se takimi i liderëve të partive BDI dhe PDSH do të ndihmojë që zgjedhjet të kalojnë në një atmosferë demokratike.

“Ne i urojmë të dy liderët për marrjen e hapave të hershëm dhe të domosdoshëm për të siguruar se qytetarët e këtij vendi mund të zgjedhin Presidentin e tyre të ardhshëm dhe udhëheqësit lokal në një atmosferë më të mirë të mundshme, pa dhunë dhe frikësim. Ne i inkurajojmë të gjitha partitë të kyçen në dialog dhe bashkëpunim të regullt gjatë gjithë procesit zgjedhor me qëllim plotësimin e standardeve ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë
Takimi Thaçi Ahmeti u realizua te premten ne Tetove ndersa eshte pershendetur edhe nga qytetaret e anketuar nga televizioni Koha te cilet jane shprehur se presin qe ky bashkepunim te vazhdoje edhe ne te ardhmen

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *