Home / Lajme / Maqedoni / Shkarkohet drejtori I shkollës së mesme ekonomike në Tetovë

Shkarkohet drejtori I shkollës së mesme ekonomike në Tetovë

Ndërkohë që në një seancë të jashtëzakonshme të thirur me këtë rast nga ana e kryetarit të komunës Hazbi Lika është shkarkuar drejtorin e shkollës së mesme ekonomike 8 shtatori në Tetovë Latif Ismaili.Lajmin për shkarkimin e Ismailit e kanë konfirmuar zyrtarë të komunës së Tetovës.

Urim Hasipi
Tetove, 29 janar-Një ditë pas bërjes publike të lajmit se drejtori I shkollës së mesme ekonomike 8 shtatori Latif Ismaili I ka ndaluar nxëneses Kaltrina Etemi që të vijojmë mësimin me mbulesë, kanë arritur edhe reagimet e para nga institucionet fetare.

Kështu që përmes një reagimi imamët e Tetovës dhe këshillat e xhamive në mbledhjen e së enjtes kanë reaguar ashpër për marrjen e së drejtës për vijimin e mësimit të nxënëses Kaltrina Etemi në shkollën e mesme ekonomike nga ana e drejtorit Latif Ismaili.

”Ne imamët dhe mbarë shoqëria civile në Tetovë reagojmë ashpër ndaj këtij akto jo human dhe jo njerëzor sepse ky akt bie ndesh me të gjitha aktet, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, me të cilën lejohet mbajtja e shamisë edhe në dokumentete identifikimit.Sa apër informatë në shtetet perendimore ku muslimanët janë emigrant e nuk janë vendas u njihet kjo e drejtë, atëherë si mundet të ju merret kjo e drejtë muslimanëve autokton të cilët bëjnë gjysmën e popullsisë në Maqedoni.

Andaj ju lutena mos hapni një poroblem pa nevojë se kemi shumë probleme tjera pa zgjidhur”, thuhet në reagimin e nënshkruar nga imamët e xhamive të Tetovës.Në reagim rikujtohet se drejtori Latif Ismaili vite me radhë ka qenë anëtar I muftinisë së Tetovës.

Ndërkohë që në një seancë të jashtëzakonshme të thirur me këtë rast nga ana e kryetarit të komunës Hazbi Lika është shkarkuar drejtorin e shkollës së mesme ekonomike 8 shtatori në Tetovë Latif Ismaili.Lajmin për shkarkimin e Ismailit e kanë konfirmuar zyrtarë të komunës së Tetovës.
Me këtë rast ka reaguar edhe Forumi Rinor Islam.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *