Home / Lajme / Maqedoni / SHKËNDIJA STARTON PËRGADITJET

SHKËNDIJA STARTON PËRGADITJET

Për momentin Shkëndija nuk ka asnjë përforcim, por kryesia e klubit ëshstë në bisedime me disa futbollistë, të cilët së shpejti pritet ti bashkangjiten ekipit. Në stërvitjen e parë vërhej mungesa e disa futbollistëve, por që ishin të arsyeshme dhe ata do të jenë të pranishëm në ditët në vijim.

KF Shkëndija startoi përgaditjet për stinorin pranveror, ku drejtuesit e skuadrës me çdo kusht kërojnë rikthim në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë, ndërsa nuk anashkalohen as garat në Kupë, ku “kuq e zinjtë” janë plasuar në gjysmëfinale.

Për ti përmbushur ambiciet e larta drejtuesit e Shkëndijës angazhuan trajnerin e njohur Zoran Stratev, i cili shpreson që me përgaditje cilësore, kualifikimi në Ligën e Parë nuk do të jetë problem. Kapiteni i Shkëndijës Erhan Selimi, i cili në fund të sezonit vjeshtor pësoi një dëmtim më serioz, është rikthyer në stërvitje dhe me një optimizëm të shprehur potencon se ky vit për ekipin “kuq e zij” do të jetë i suksesshëm.

Për momentin Shkëndija nuk ka asnjë përforcim, por kryesia e klubit ëshstë në bisedime me disa futbollistë, të cilët së shpejti pritet ti bashkangjiten ekipit. Në stërvitjen e parë vërhej mungesa e disa futbollistëve, por që ishin të arsyeshme dhe ata do të jenë të pranishëm në ditët në vijim.

Siç dihet prej më herët nga skuadra janë larguar Ferid Agushi, Bllagojçe Rutevski dhe Driton Zeadini, ndërsa varësisht prej futbollistëve që do të ofrohen, nuk përjashtohet mundësia që kësaj liste ti shtohet edhe ndonjë emër tjetër.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *