Home / Lajme / Maqedoni / Shkupi të pranojë propozimin Republika Maqedonia Veriore

Shkupi të pranojë propozimin Republika Maqedonia Veriore

raportin më të ri të grupit ndërkombëtar të krizës për Maqedoninë analizohen edhe orvatjet për zgjidhjen e kontestit dhe pasojat e mundshme të mëdha. Kështu, shtyrja në afat të pacaktuar të integrimit euroatlantik do të mund të hedh në ujë atë që u arrit për stabilizimin e vendit me pasoja më të mëdha rajonale

Shkupi të pranojë propozimin Republika Maqedonia Veriore, ndërsa Greqia të pranojë identitetin dhe gjuhën maqedonase të fqinjit verior është propozimi më i ri i Grupi ndërkombëtarë të krizave.

Mosmarrëveshjet mes Athinës dhe Shkupit rreth emrit në vitin 2008 edhe më tej rrezikojnë strategjinë kryesore të NATO-s dhe BE-së për stabilizim të Maqedonisë dhe Ballkanit Perëndimor përmes zgjerimit dhe integrimit.

Në raportin më të ri të grupit ndërkombëtar të krizës për Maqedoninë analizohen edhe orvatjet për zgjidhjen e kontestit dhe pasojat e mundshme të mëdha. Kështu, shtyrja në afat të pacaktuar të integrimit euroatlantik do të mund të hedh në ujë atë që u arrit për stabilizimin e vendit me pasoja më të mëdha rajonale. Me bllokimin grek të integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO, sipas GNK, Athina shkel detyrimin e marrë me marrëveshjes së përkohshme nga viti 1995 se nuk do të pengojë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare për shkak emrit.
Riemërimi i aeroportit të Shkupit në Aleksandri i Madh dhe disa veprime tjera nga ana maqedonase, grekët i kanë përjetuar si përvetësim agresiv të trashëgimisë së tyre helene dhe si provokim të drejtpërdrejtë. Për tu zgjidhur problemi, GNK propozon hapa për mirëbesimin e ndërsjelltë.
Shkupi publikisht duhet të shpreh gatishmëri dhe të pranojë propozimin e fundit të ndërmjetësuesit Nimic për riemërim të shtetit në republika e Maqedonisë Veriore.
– Greqia duhet të pranojë identitetin dhe gjuhën maqedonase të fqinjit nga veriu dhe se përdorimi i sufiksit maqedonas nuk paraqet ekskluzivitet apo pretendime territoriale.
– Të dy palët duhet të vërtetojnë përkushtimin ndaj marrëveshjes së përkohshme, ku Maqedonia duhet të përdorë referencën e përkohshme IRJM; ndërsa Greqia të heq dorë nga kërcënimet për veto për NATO dhe BE

Shkupi dhe Athina duhet ta ristudiojnë historinë e përgjithshme të rajonit me qëllim të të shmangin thëniet në programin edukativo arsimor që prekin në ndjeshmërinë kombëtare të dy popujve.

Grupi porosit se edhe marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni mbeten, ndërsa i përmendin edhe rreziqet për destabilizim. Vlerësohet se Kosova edhe më tej ka potencial të veprojë në mënyrë destabilzuese ndaj Maqedonisë.

– Shkupi të pranojë propozimin Republika Maqedonia Veriore
– Greqia të pranojë identitetin dhe gjuhën maqedonase të fqinjit verior.
– Maqedonia të përdorë referencën e përkohshme ‘ Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë’ kurse Greqia të heqë dorë nga kërcënimet për veto.
– Shkupi dhe Athina të ristudiojnë historinë e përgjithshme të rajonit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *