Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptaret me kater kandidat presidencial

Shqiptaret me kater kandidat presidencial

Në garën presidenciale nuk do të kemi garë konceptesh, por garë të një koncepti kundrejt fuqisë së pushtetit ekzekutiv ka deklaruar kandidati i LSDM-së për president shteti profesori Ljubomir Frçkovski i cili ka akuzuar institucionet se pengojnë qytetarët për të dhënë firmën e tyre pro kandidaturës së tij.

Shqiptarët për herë të parë në garën presidenciale futen me katër kandidat, Imer Selmani, Agron Buxhaku, Mirushe Hoxha dhe Nevzat Halili.

Në garën presidenciale nuk do të kemi garë konceptesh, por garë të një koncepti kundrejt fuqisë së pushtetit ekzekutiv ka deklaruar kandidati i LSDM-së për president shteti profesori Ljubomir Frçkovski i cili ka akuzuar institucionet se pengojnë qytetarët për të dhënë firmën e tyre pro kandidaturës së tij.

“Nuk ekziston koncept ndryshe, por ekziston një vend I zbrazët I mbushur me forcë arrogante. Këto zgjedhje janë ndeshje me qeverinë, nuk është ofertë e konceptit, nuk është ofertë e personalitetit por është ndeshje me qeverinë dhe forcën e qeverisë.

Gjatë mbledhjes së firmave sërish sot I shfrytëzojnë të njëjtat teknika fshati, I shtyjnë njerëzit, I bllokojnë vendet, por ato nuk mundet atë ta pengojnë”, tha Lubomir Frçkovski, kandidat i LSDM për president.
Nga ana tjetër VMRO DPMNE-ja në pushtet e cila paradite njoftoi se do të fillojë mbledhjen e firmave për kandidaturën e profesorit Ivanov dhe nuk do të shfrytëzoj të drejtën deputetët e saj përmes firmave të tyre të zyrtarizojnë kandidaturën presidenciale, vetëm pas disa orëve bëri të ditur se ka arritur të mbledh 18 mijë firma.

“Për vetëm 3 orë janë grumbulluar mbi 18 mijë nënshkrime, nënshkrime të qytetarëve nga të gjitha grupet etnike, fetare dhe bashkësive. Ky fakt është një argument i sigurt se qytetarët në mënyrë precize e kanë njohur kapacitetin dhe seriozitetin e kandidatit tonë Gjorgji Ivanov.”, thotë Aleksandar Biçikliski, zëdhënës I VMRO-DPMNE-së.
Lideri opozitar Zoran Zaev i cili sot në Strumicë firmosi pro kandidaturës së profesorit Ljubomir frckovski iu bëri thirrje qytetarëve që të përcaktohen për kandidat i cili do të angazhohet dhe punoj për interesat e vendit.

“Bëj apel deri tek të gjithë qytetarët që tu japin mbështetje kandidatëve të cilët mendojnë mirë për republikën e Maqedonisë dhe jo për kandidatë të cilët deri tani ishin kundër Marrëveshjes së Ohrit, të cilët ishin kundër organizmit territorial dhe decentralizimit të pushtetit, të kandidatëve të cilët deri tani nuk kanë ditur të përmendin deri tani bashkimin evropian dhe NATO-n si dhe perspektivat që ofrohen me projekte për integrim ëpr qytetarët e Maqedonisë. Ardhmëria jonë është në integrimin në Bashkimin evropian dhe NATO”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Agron Buxhaku kandidat i BDI-së për president shteti në një deklaratë për Alsat tha se kandidatura e tij para qet sfide dhe mundësi për të prezantuar para qytetarëve të vendit vizioni9n e partisë të cilën ai përfaqëson.

“Kjo paraqet edhe një sfidë të re por edhe një mundësi për ta elaboruar dhe paraqitur vizionin tonë si parti. Vizioni tani është një Maqedoni e re e cila do të jetë një shembull për rajonin dhe një bashkëjetesë dhe bashkëqeverisje të dy komuniteteve më të mëdha. Integrime të shqiptarëve në Maqedoni integrime të shqiptarëve në rajon në Europë dhe në NATO”, theksoi Agron Buxhaku, kandidat i BDI-së për president.

Ndërsa kandidatja për president nga radhët e PDSH-së Mirushe Hoxha, sikurse edhe kandidati i VMRO DPMNE-së Gjorgji Ivanov kanë vendosur të mos japin prononcime politike pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore .

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *