Home / Lajme / Rajon / Shtatë të lënduar nga zjarri dhe shpërthimet në Mitrovicë

Shtatë të lënduar nga zjarri dhe shpërthimet në Mitrovicë

Zjarri ka shpërthyer në një kafiteri, pronari i së cilës është shqiptar. Në tollovinë e cila ka ndodhur gjatë shpërthimit është lënduar edhe një gazetare dhe një kameraman. “Gjendja e të lënduarve është stabile”, deklaroi drejtori i Qendrës shëndetësore në pjesën veriore të Mitrovicës, Milan Ivanoviq

Shtatë zjarrfikës janë lënduar mbrëmë rreth mesnatës në pjesën veriore të Mitrovicës gjatë shpërthimit, që ka ndodhur derisa në lagjen e boshnjakëve kanë shuar zjarrin, njoftuan mediat serbe.

Zjarri ka shpërthyer në një kafiteri, pronari i së cilës është shqiptar. Në tollovinë e cila ka ndodhur gjatë shpërthimit është lënduar edhe një gazetare dhe një kameraman. “Gjendja e të lënduarve është stabile”, deklaroi drejtori i Qendrës shëndetësore në pjesën veriore të Mitrovicës, Milan Ivanoviq.

Ivanoviqi për mediat serbe deklaroi se gjatë natës në qytet kanë ndodhur dy shpërthime.

Dy shpërthime dhe protesta të dhunshme kanë ndodhur mbrëmë vonë sërish në Mitrovicë, njofton BTA duke iu referuar agjencisë Rojters.

Në njërin nga shpërthimet janë plagosur gjashtë persona. Janë shkatëruar automjete, ndërsa është shkaktuar edhe dëm tjetër material.

Policia sot në mëngjes kumtoi se shpërthimi i parë ka shkaktuar dëm material mbi shtatë automjete pranë një kafiterie në pjesën e qytetit të banuar me serbë. Serbët e zemëruar kanë djegur dy dyqane shqiptare. Shpërthimi i dytë ka ndodhur kur zjarrfikësit kanë filluar ta shuajnë zjarrin.

Agjencitë theksojnë se gjashtë persona, në mesin e të cilëve edhe tre zjarrfikës, janë hospitalizuar, por gjendja e tyre është stabile.

Ushtarët e NATO-s dhe policia e EULEKSIT vendosën rendin publik dhe në rajon patrullojnë transporterët ushtarakë.

Policia nuk kumtoi detaje rreth shpërthimeve.
Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu sot u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që t’u shmangen provokimeve dhe t’u ndihmojnë organeve të rendit në ruajtjen e qetësisë dhe stabilitetit.

Reagimi i Sejdiut pason pas incidenteve të mbrëmshme në pjesën veriore të Mitrovicës, ku ka tetë të lënduar.

Siç u kumtua nga kabineti i tij, ai theksoi se aktet e tilla të dhunës, pavarësisht se kush është kryerësi apo motivi, nuk janë në favor të perspektivave të qytetarëve të Kosovës.

Sejdiu u bëri thirrje institucioneve të obliguara për sigurinë e Kosovës, KFOR-it, policisë dhe organeve tjera kompetente, që t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për ndriçimin e rastit, që përgjegjësist të dalin para drejtësisë.

Policia e Kosovës konfirmoi se mbrëmë në pjesën veriore të Mitrovicës kanë ndodhur dy shpërthime dhe pastaj janë dëmtuar disa automjete dhe janë ndezur dy kafiteri në pronësi të shqiptarëve në lagjen Mëhalla e boshnajkëve. Gjatë intervenimit të zjarrfikësve pasoi shpërthimi i një bombe dore me ç’rast gjashtë prej tyre janë lënduar. Gjithashtu në atë incident janë lënduar edhe një gazetare dhe një kameraman i një televizioni lokal.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *