Home / Lajme / Maqedoni / Stop tendencave për zhbërjen e trashëgimisë shqiptare

Stop tendencave për zhbërjen e trashëgimisë shqiptare

mbasada e SHBA përmes një deklarate për media uroi qytetarët e Maqedonisë për hapjen e ndërtesës përkujtimore për Nënën Terezë.

“Ajo shërben si shembull për të gjithë ne për atë se çka mund të arrijë një person gjatë një jete të përkushtuar nevojave të tjerëve. Kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, dhe me kuptim të posaçëm për shqiptarët, që janë pjesë e rëndësishme e fuqisë dhe pasurisë të këtij shteti”, theksohet në komunikatën e SHBA-ve.

Ambasada e SHBA-ve Shkup vlerëson se Maqedonia duhet të përqafoj trashëgimin multi-etnike për një të ardhme më të mirë

Urim Hasipi
Ceremonia e sotme e inaugurimit të Shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës ka kaluar në një atmosferë të zbehur pasi që totalisht ishin anashkaluar elementet që identifikojnë dhe personifikojnë origjinën shqiptare të humanistes së shquar dhe nobelistes Gonxhe Bojaxhiu-Nëna Terezë Ministria e Kulturës si bartëse e këtij projekti nuk kishte ftuar asnjë përfaqësues të institucioneve që drejtohen nga shqiptarët, përveç zëvendëskryeministrit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdilaqim Ademi.

Komuniteti i shkrimtarëve, intelektualëve dhe arstistëve shqiptar reagoi ashpër ndaj tendencave të Qeverisë së Maqedonisë për të përvetësuar vlerat historike, kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve.

Lëvizja ZGJOHU: Qeveria tendenca për zhbërjen e trashëgimisë shqiptare

Artan Grubi nga Lëvizja ZGJOHU ka theksuar se inaugurimi i kësaj shtëpie të humanistes shqiptare ka për qëllim zhvendosjen e shtëpisë së Nënës Terezë për të justifikuar më pas ndërtimin e kishës ortodokse nga Qeveria e Maqedonisë mbi themelet e shtëpisë së lindjes së Nënës së madhe shqiptare.

“Kanë përdorur edhe taktikën e shfrytëzimin të 11 gjuhëve në pllakën përkujtimore vetëm e vetëm për të justifikuar edhe përdorimin e gjuhës shqipe. Këtë inaugurim e konsiderojmë si vazhdimësi të tendencës për zhbërjen e elementit shqiptar nga qendra e Shkupit dhe një përpjekje për falsifikimin e historisë dhe përvetësimin e vlerave tona kombëtare”, ka theksuar Artan Grubi.

Lëvizja qytetare joqeveritare “Civil”: Politikat e Qeverisë së Maqedonisë vulgare

Xhabir Deralla nga lëvizja qytetare joqeveritare “Civil” ka theksuar se politika aktuale e kësaj Qeverisë është pafundësisht e turpshme dhe një politikë vulgare që po sjellë ndasi të mëdha. Ai ka reaguar edhe për paralajmërimet për ndërtimin e kishës në sheshin e Shkupit. Reagime për inaugurimin e shtëpisë së humanistes shqiptare kanë shprehur edhe përfaqësues të qarqeve akademike dhe intelektuale shqiptare.

Komuniteti i shkrimtarëve, intelektualëve dhe arstistëve shqiptar

Komuniteti i shkrimtarëve, intelektualëve dhe arstistëve shqiptar reagoi kundër tendencave të Qeverisë së Maqedonisë për grabitjen e ikonës sonë, nobelistes shqiptare Nënë Terëzës.

“Me Ikonën tonë kombëtare Nënën Terezë, nuk duhet lejuar të luhet, të abuzohet, e, më së paku, ajo nuk mund të përvetësohet. Nëna Terezë nuk mund të shpallet vlerë e askujt, ngase ajo është vlerë e gjithë njerëzimit, por, mbi të gjitha, ajo është e gjakut dhe rrënjëve shqiptare, argument ky që s’do koment, ngase si i tillë është i mirëditur në gjithë globin, ku dihet e shkruhet për ikonën tonë kombëtare, Nënën Terezë. Këtë fakt ajo e ka vulosur me fjalët e saj, me dëshmitë e saj, me shkrimet dhe intervistat e saj, e mbi të gjitha, me vetë atë që është jeta e saj”, thuhet në reagim.

Në këtë kontekst, komuniteti i shkrimtarëve, intelektualeve, artistëve shqiptar të kudo ndodhur, vlerësojnë si tejet fyese tendencën maqedonase për të nëpërkëmb identitetin e saj shqiptar, nëpërmjet lojës së ligë që po luhet me Shtëpinë përkujtimore në emër të nobelistës sonë, Nënës Terezë, ku thuhet se gjitha sendet dhe materialet që do të prezantohen, janë në gjuhën maqedonase.“Ne jemi të indinjuar thellë me këtë akt jo civilizues dhe së këndejmi shprehim revoltën tonë kundruall kësaj tendence të marrë, e cila tendencë përpiqet të kulmon me ndërtimin e Kishës Ortodokse mbi themelet e shtëpisë së Nënës Terezë. Për ne nuk është asgjë e re tendenca qëllimkeqe, e cila vjen nga shteti maqedonas për të përvetësuar, ikonën tonë Nënën Terezë, nëpërmjet zhbërjes së gjurmëve e të rrënjëve të saj. Kjo përpjekje dashakeqe është në vazhdon e tendencave të herë pas hershme që shfaqin mendjet e marra, për të përvetësuar figurat tona madhore, shenjat e identifikimit nacional nga fqinjët tanë gllabërues”, thuhet në reagimin e komunitetit të arsitstëve shqiptarë të cilin e përbëjnë figurat si Ali Podrimja, Dritoro Agolli, Antonë Nikë Berisha, Zef Skiro Di Maxho Zef Skiro Di Maxho, Pandili Çina, Xhevahir Spahiu, Fatos Arapi, Moikom Zeqo, Sadik Bejko, Akil Koci, Luan Daka, Fehmi Ajvazi, etj.

SHBA: Maqedonia duhet të përqafoj trashëgimin multi-etnike

Ambasada e SHBA përmes një deklarate për media uroi qytetarët e Maqedonisë për hapjen e ndërtesës përkujtimore për Nënën Terezë.

“Ajo shërben si shembull për të gjithë ne për atë se çka mund të arrijë një person gjatë një jete të përkushtuar nevojave të tjerëve. Kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, dhe me kuptim të posaçëm për shqiptarët, që janë pjesë e rëndësishme e fuqisë dhe pasurisë të këtij shteti”, theksohet në komunikatën e SHBA-ve.

Ambasada e SHBA-ve Shkup vlerëson se Maqedonia duhet të përqafoj trashëgimin multi-etnike për një të ardhme më të mirë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *