Home / Lajme / Maqedoni / Takim i ministres Jankulloska me shefin e misionit të EULEKSIT Kermabon

Takim i ministres Jankulloska me shefin e misionit të EULEKSIT Kermabon

Në takim si mjaft pozitiv është vlerësuar bashkëpunimi i deritanishëm midis autoriteteve maqedonase dhe kosovare. Nga ana e EULEKSIT është shprehur pritje që të zhvillohet dhe thellohet bashkëpunimi i deritanishëm policor

Shkup, 12 janar – Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, zëvendësministri Xhevat Buçi dhe drejtori i Byrosë për siguri publike Lupço Todorovski sot patën takim me delegacionin e EULEKSIT, kryesuar nga shefi i misionit Ives de Kermabon.

Në takim si mjaft pozitiv është vlerësuar bashkëpunimi i deritanishëm midis autoriteteve maqedonase dhe kosovare. Nga ana e EULEKSIT është shprehur pritje që të zhvillohet dhe thellohet bashkëpunimi i deritanishëm policor.

Jankulloska dhe Kermabon janë pajtuar se krimi i organizuar jashtë kufirit nuk njeh as përkatësi etnike as politike dhe se lufta me të do të ketë efekt vetëm nëse veprohet në mënyrë të koordinuar. Në këtë kontekst, Jankulloska i ofroi përvojat e deritanishme të policisë së Maqedonisë në pjesën e përgatitjes dhe realizimit të përpunimeve operative.

Në lidhje me sigurinë e kufirit të përbashkët Jankulloska dhe Kermabon kanë konstatuar se dy shërbimet në kontinuitet në mënyrë solide bashkëpunojnë, ndërsa tregues për këtë është fakti se vitin e kaluar janë mbajtur nëntë takime në nivel rajonal dhe mbi 200 në nivel lokal me përfaqësuesit e KFOR-it, UNMIK-ut dhe FPK-së.

EULEKSI është misioni më i madh civil i inicuar nga ana e Politikës evropiane të sigurisë dhe të mbrojtjes (ESDP), qëllimi kryesor i së cilit është ndihma dhe mbështetja e autoriteteve kosovare në fushën e qeverisjes të së drejtës, veçanërisht në sferat policore, ato të gjykatës dhe ato doganore. Ky është mision teknik i cili do të vëzhgojë, monitorojë dhe këshillojë, duke mbajtur fuqi veprimi të kufizuar. Personeli përbëhet prej rreth 3.000 personave (1.900 ndërkombëtarë dhe 1.100 lokalë). ESDP misioni do tu ndihmojë autoriteteve kosovare, autoriteteve të gjykatës dhe agjencive për zbatimin e ligjit në zhvillimin e tyre në drejtim të qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë. Misioni mëtej do ta zhvillojë dhe përforcojë pavarësinë e sistemit gjykues multietnik dhe policisë dhe doganës multietnike, duke siguruar se këto institucione janë të lira nga ndikimi politik dhe mbështeten në standardet dhe praktikat valide evropiane.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *